Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Merkel: Gjermania duhet të investojë më shumë në inteligjencën artificiale

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Merkel: Gjermania duhet të investojë më shumë në inteligjencën artificiale

Mbrojta e klimës, digjitalizimi, siguria nacionale… janë vetëm disa nga sfidat, për të cilat foli Angela Merkel në Bundestag. Në veçanti ruajtja e klimës konsiderohet si sfidë e madhe. Kancelarja Angela Merkel ka kërkuar në Bundestag miratimin e masave për ruajtjen e klimës.

“Nëse duam një ruajtje më të mirë të mjedisit dhe të klimës, atëherë duhet të ndajmë më shumë para”, tha ajo në debatin e përgjithshëm në Bundestag për buxhetin vjetor. Injorimi i kësaj çështjeje do të kushtonte edhe më shumë para. “Heshtja nuk është alternativë”, tha ajo.

Merkel theksoi se vendimi duhet të merret më 20 shtator. Ndërsa ruajtja e mjedisit duhet të mbështetet tek inovacionet dhe mekanizmat e ekonomisë së tregut. Merkeli tha se duhet të gjenden zgjidhjet e duhura për ruajtjen e klimës dhe zvogëlimin e emetimit të dioksidit të karbonit në ajër. Njëkohësisht duhen gjetur zgjidhje që e mbështesin zhvillimin ekonomik. Kjo mund të bëhet përmes energjisë së ripërtëritshme.

Gjermania duhet të investojë më shumë në inteligjencën artificiale, mendon kancelarja. Ndërsa Evropa duhet të forcojë disa segmente, ku SHBA dhe Azia janë në përparësi. Sa i përket digjitalizimit, Merkel mendon se Evropa duhet të angazhohet më shumë në këtë drejtim, sepse disa pjesë të tjera të botës janë në epërsi.

Merkel kërkon forcimin e rolit të Evropës.

Merkel theksoi se në Gjermani duhet të ketë zhvillim të barabartë në të gjitha rajonet. Zhvillimet mes rajoneve rurale dhe urbane janë të ndryshme. “Këtu duhet të gjejmë përgjigjet përkatëse”. Këtu bën pjesë edhe përkujdesja mjekësore. Kancelarja kundërshton me vendosmëri racizmin, duke kërkuar “zero tolerancë” ndaj urrejtjes, racizmit dhe përkufizimeve ndaj njerëzve të tjerë. Ajo ka dënuar ashpër sulmet e fundit ndaj hebrenjve dhe të huajve.

Kancelarja gjermane kërkon një rol edhe më të fuqishëm të Evropës në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes në botë. Evropa duhet të zhvillohet më shpejt në “fushën e sovranitetit”. “Evropa duhet të luajë një rol më të rëndësishëm edhe në zgjidhjen e problemeve dhe konflikteve”.

Bashkimi Evropian do të dobësohet me daljen e Britanisë së Madhe. Por kjo do të thotë se BE duhet të zhvillojë forca të reja. Gjermania duhet të përgatitet për ndarjen e një sasie më të madhe parash për mbrojtje. Nuk ka automatizma, si në kohën e Luftës së Ftohtë, kur SHBA kishte një rol mbrojtës për evropianët, tha Merkel.

Ndaj është me rëndësi që Gjermania të mbajë premtimet e veta për ngritjen e përqindjes së fondeve që duhet të ndajë për nevojat e NATO-s.

Kritikat e AfD

Shefi i deputetëve të AfD në Bundestag, Alexander Gauland, ka kritikuar qeverinë federale për një politikë aksioniste në ruajtjen e klimës si dhe për qëndrimet e saj për politikën e mbrojtjes. “Në vitin 1945 ne kemi qenë djalli i botës, e tani duam të jemi shembull”, tha Gauland.

Ndërkohë që, sipas tij, Gjermania nuk mund të jetë fuqi relevante për ruajtjen e klimës. Gaulandi kritikon qeverinë edhe për hapjen e dyerve për “ardhjen masive të të huajve nga mbarë bota”.

Ekologjistët dhe liberalët ofrojnë bashkëpunim

Shefja e deputetëve ekologjistë në Bundestag Katrin Göring-Eckardt tha se kjo parti është e gatshme për negociata, kur bëhet fjalë për ruajtjen e klimës dhe mjedisit. “Duhet të pushoni me fjalime dhe të filloni punën”, tha Göring-Eckardt. Politika e “zeros së zezë”, që nënkupton mos futjen në borxhe të reja, ishte temë debati në fjalimin e shefit të liberalëve Christian Lindner. Ministri i Financave Olaf Scholz është duke shpenzuar para më shumë sesa që ka në dispozicion, tha ai. “Nga zeroja e zezë ai ka bërë një zero të kuqe”, mendon Lindner. Por edhe ai kërkon konsensus në politikën ndaj klimës. Majtistët kritikuan qeverinë për një politikë jo sociale dhe për dallimet tepër të mëdha mes shtresave të ndryshme. /DW

Tags: artificialeGjermaniainteligjencëMerkel

TË LIDHURA

Grabitja spektakolare e Luvrit, shtohen masat e sigurisë në muze, instalohen…
Bota

Grabitja spektakolare e Luvrit, shtohen masat e sigurisë në muze, instalohen…

10:29 | 24/12/2025
Fund tragjik për 9-vjeçaren e zhdukur në SHBA, nëna e saj e qëlloi në kokë
Bota

Fund tragjik për 9-vjeçaren e zhdukur në SHBA, nëna e saj e qëlloi në kokë

10:04 | 24/12/2025
Lëndë plasëse në makinën e policisë, SHPËRTHIMI i merr jetën dy policëve rus
Bota

Lëndë plasëse në makinën e policisë, SHPËRTHIMI i merr jetën dy policëve rus

09:06 | 24/12/2025
Next Post
Vuçiç vizitë në Vatikan: Do t’i lutem Papa Françeskut të mos e pranojë Kosovën

Vuçiç vizitë në Vatikan: Do t’i lutem Papa Françeskut të mos e pranojë Kosovën

Aksident i rëndë në Korçë, humbin jetën dy persona

Emri/ Oficerit të Krimeve në Shkodër i djegin makinën

Çfarë pritet ndryshe nga opozita në shtator?

Sot Kuvend, zbardhet rendi i ditës. Votohen 8 dekretet e Metës







JU REKOMANDOJMË

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

E dënuar për përfitim 1 mln eurosh, Apeli heq arrestin për biznesmenen e njohur
Aktualitet

E dënuar për përfitim 1 mln eurosh, Apeli heq arrestin për biznesmenen e njohur

by mirseda
13:59 | 24/12/2025
0

Gjykata e Apelit ka hequr masën e ‘arrestit në shtëpi’ ndaj biznesmenes Elisabeta Dosti. Dosti u dënua...

“AKSHI, agjenci e varur direkt nga kryeministri ”,Berisha: Me emrat e Ermal Beqirit dhe Gerond Meçes

“AKSHI, agjenci e varur direkt nga kryeministri ”,Berisha: Me emrat e Ermal Beqirit dhe Gerond Meçes

13:54 | 24/12/2025
Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim tre drejtorët e Bashkisë Fier, zbardhen akuzat

Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim tre drejtorët e Bashkisë Fier, zbardhen akuzat

13:16 | 24/12/2025
“Bulevardi nuk do të jetë për një apo dy ditë”, paralajmëron Berisha: Protestat do të vazhdojnë…

“Bulevardi nuk do të jetë për një apo dy ditë”, paralajmëron Berisha: Protestat do të vazhdojnë…

13:06 | 24/12/2025
Qeveria shqiptare kundër FMN: Nuk cenohet qëndrueshmëria fiskale, po ecim sipas direktivave të BE

Qeveria shqiptare kundër FMN: Nuk cenohet qëndrueshmëria fiskale, po ecim sipas direktivave të BE

12:34 | 24/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com