Kronikë

Emri/ Oficerit të Krimeve në Shkodër i djegin makinën

               Publikuar në : 09:14 - 12/09/19 user tir

Një oficeri të Krimeve në Policinë e Shkodrës, Arber Dulit, i kanë djegur makinën. Ngjarja në fjalë raportohet se ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Mahalla e Çakajve” në Shkodër.

Sipas burimeve policore dyshohet për një zjarrvënie. Mjeti është dërguar në policinë e Shkodrës dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Oficeri Arber Duli punon prej disa vitesh në policinë e Shkodrës dhe së fundmi mban detyrën në sektorin e krimeve.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT