Rajoni

Vuçiç vizitë në Vatikan: Do t’i lutem Papa Françeskut të mos e pranojë Kosovën

               Publikuar në : 09:09 - 12/09/19 Enno

Aleksandar Vuçiç, gjatë një vizite në Romë, do të takohet me Papa Françeskun dhe Kardinalin Pietro Parolino, në Selinë e Shenjtë.

Siç ishte njoftuar nga Presidenca serbe, Vuçiç nesër do të ketë takime ndaras me Shenjtërinë e Tij, Papa Françeskun, dhe Eminencën e tij Kardinalin, Pietro Parolini, Sekretarin Shtetëror të Selisë së Shenjtë.

Ndërkaq, më herët, presidenti serb, teksa kishte folur për mediat vendase, u shpreh se “po shkoj tek Papa në Vatikan që t’i lutem të mos e pranojnë Kosovën”.

Kujtojmë qe Sebia u kritikua për fushatën e saj të anulimit të pranimit të njohjeve të shtetësisë së Kosovës nga Ambasadorët e Quintit.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT