Ditën e nesërme disa zona të kryeqytetit do përballen me mungesën e energjisë elektrike. OSHEE-ja përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat ka paralajmëruar se kjo masë vjen pas ndërhyrjeve që po kryhen në disa kabina elektrike.
Njoftimi i OSHEE-së: “Përshëndetje. Në vijim të investimit të OSHEE për rikonstruksionin e kabinave, nesër në datë 10 shtator do të stakohet energjia elektrike në këto zona në Tiranë/ 10 shtator.
09:00-13:30; Rruga “Agush Gjergjevica”, rruga “Todi Shkurti”, rruga “Budi” si dhe një pjesë e ish-Qytetit Studenti.
09:00-15:00; Rruga “Hoxha Tahsim”, Pjesërisht Sheshi i Xhamllikut.
09:00-15:30; Rruga “Riza Jaha”, rruga “Qema Stafa”.