Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Antiinformaliteti/ Operacioni i madh natën në Tiranë, në pranga edhe 7 biznesmenë

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Antiinformaliteti/ Operacioni i madh natën në Tiranë, në pranga edhe 7 biznesmenë

Një operacion i gjerë antiinformalitet është zhvilluar mbrëmë nga oficerët e Antikrimit Ekonomik në zbatim të urdhërarresteve të lëshuara nga Prokuroria e Tiranës. Deri në orët e vona të mbrëmjes janë arrestuar 13 persona, mes të cilëve 7 biznesmenë, që dyshohet të kenë shmangur detyrimet tatimore, duke mos bërë deklarimet e parashikuara me ligj.

Burimet thanë se operacioni ka nisur që prej orëve të vona të së martës, ka vazhduar dje gjatë gjithë ditës, ndërsa ka vijuar me kontrolle banesash dhe priten edhe arrestime të tjera. Në aksion janë përfshirë edhe strukturat e Drejtorisë së Tatimeve, që kishin denoncuar disa prej rasteve të fshehjes së faturave tatimore. Fshehje që dyshohet të kenë shkaktuar një dëm prej miliona eurosh. Hetimet kishin nisur disa javë më parë nga Antikrimi Ekonomik në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Pasi janë siguruar provat e nevojshme, organi i akuzës ka firmosur urdhrat e ndalimit për të paktën 20 persona. Përgjatë dy ditëve, Policia ka bërë të mundur ekzekutimin e 13 urdhrave duke vënë në pranga personat e dyshuar, mes të cilëve edhe 7 biznesmenë.

Ndërsa operacioni ka vazhduar edhe gjatë natës për arrestimin e personave të tjerë, për të cilët Prokuroria ka vendosur që të ndalohen.

Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për operacionin dhe nuk dihen emrat e personave të arrestuar. Kjo, për arsye se aksioni është në zhvillim e sipër dhe mund të dëmtojë hetimet apo të sjellë largimin e personave të tjerë të dyshuar për këtë veprimtari të jashtëligjshme.

ANTIINFORMALITETI

Aksionet antiinformalitet nisën gjatë muajve të verës, fillimisht me lirimin e plazheve publike, të zaptuara në mënyrë të paligjshme nga biznesmenë të ndryshëm, por edhe në zona të tjera turistike të vendit. Më tej, vëmendja u përqendrua te pikat e tregtimit të karburanteve, me kontrolle, bllokime, madje edhe ndalime për shkelje të ndryshme që u konstatuan. Dje u lajmërua se aksioni i radhës do të ishte në fushën e ndërtimit. Megjithatë, operacioni që u zhvillua mbrëmë nga Policia e Tiranës duket se ka të bëjë me fshehjen e faturave tatimore, një tjetër fushë ku u paralajmërua se do të shtrihej operacioni kundër informalitetit.

U paralajmërua se këtë herë në qendër të vëmendjes do të ishin bizneset e mëdha, megjithatë, në kushtet kur ende nuk ka një informacion zyrtar nga Policia apo edhe nga Prokuroria, nuk dihet se çfarë përfaqësojnë me saktësi personat e arrestuar. Nëse biznesmenët e ndaluar gjatë këtij operacioni administrojnë biznese të mëdha apo të vogla, apo janë tregtarë subjektesh të ndryshme. Megjithatë, burimet konfirmuan se bëhet fjalë për disa biznesmenë të njohur në Tiranë, ndonëse emrat e tyre nuk bëhen të ditur. /Panorama

Tags: natënoperacionprangatirane

TË LIDHURA

Deputetët e PD inspektojnë dëmet nga moti në Kurbin; qytetarët në vështirësi
Aktualitet

Deputetët e PD inspektojnë dëmet nga moti në Kurbin; qytetarët në vështirësi

21:05 | 18/11/2025
Fier, goditet me thikë pas një konflikti 33-vjeçari, shpallet në kërkim autori
Aktualitet

Fier, goditet me thikë pas një konflikti 33-vjeçari, shpallet në kërkim autori

20:26 | 18/11/2025
Balluku pandehet nga SPAK për aferën 50 mln €, BE: Rasti tregon luftë ndaj korrupsionit.
Politikë

Balluku pandehet nga SPAK për aferën 50 mln €, BE: Rasti tregon luftë ndaj korrupsionit.

20:16 | 18/11/2025
Next Post
“Dashuria s’mund të mbetet vetëm”, Meta e nis ditën me mesazhin e Nënë Terezës

"Dashuria s’mund të mbetet vetëm", Meta e nis ditën me mesazhin e Nënë Terezës

Moderatorja shqiptare flet për largimin nga INTV tek Top Channel

Moderatorja shqiptare flet për largimin nga INTV tek Top Channel

Çfarë mesazhi dhanë dy senatorët amerikanë gjatë ditës së djeshme në Kosovë?

Çfarë mesazhi dhanë dy senatorët amerikanë gjatë ditës së djeshme në Kosovë?







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

18:04 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Deputetët e PD inspektojnë dëmet nga moti në Kurbin; qytetarët në vështirësi
Aktualitet

Deputetët e PD inspektojnë dëmet nga moti në Kurbin; qytetarët në vështirësi

by mirseda
21:05 | 18/11/2025
0

Deputetët e Partisë Demokratike, Gjin Gjoni dhe Kastriot Piroli, panë nga afër situatën e krijuar nga moti...

Pasojat për serbët në veri tre vjet pas largimit nga institucionet

Pasojat për serbët në veri tre vjet pas largimit nga institucionet

20:31 | 18/11/2025
Fier, goditet me thikë pas një konflikti 33-vjeçari, shpallet në kërkim autori

Fier, goditet me thikë pas një konflikti 33-vjeçari, shpallet në kërkim autori

20:26 | 18/11/2025
Balluku pandehet nga SPAK për aferën 50 mln €, BE: Rasti tregon luftë ndaj korrupsionit.

Balluku pandehet nga SPAK për aferën 50 mln €, BE: Rasti tregon luftë ndaj korrupsionit.

20:16 | 18/11/2025
Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

19:51 | 18/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com