Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Gabimet në përkthim, sollën tragjedinë e Hiroshimës dhe luftërat e Vietnamit e Irakut

6 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant
Gabimet në përkthim, sollën tragjedinë e Hiroshimës dhe luftërat e Vietnamit e Irakut

Përkthim, nuk do të thotë vetëm gjetjen e ekuivalentit të një fjale në një gjuhë tjetër. Fjalët e folura apo të shkuara qëndrojnë rrallë të vetmuara. Ato kanë lidhje me fjalët e tjera rreth tyre. Në një kontekst politik, keqkuptimet dhe pengesat e tjera gjuhësore, mund të kenë një rol shumë të rëndësishëm, pasi një gabim i thjeshtë mund të çojë në një akt lufte, sikurse ka ndodhur në fakt në të paktën 3 raste…

Sulmi bërthamor mbi Hiroshimë

Më 26 korrik 1945, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Kina, i dërguan një ultimatum Japonisë duke kërkuar dorëzimin e të gjitha trupave të saj, për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore. Në këtë dokument, që u bë i njohur si Deklarata e Potsdamit, ata deklaruan se nëse Japonia nuk dorëzohej, do të përballej me “një shkatërrim të shpejtë dhe të plotë”. Nën presionin e mediave në Tokio, kryeministri japonez Kantaro Suzuki, duhej të thoshte diçka mbi ultimatumin, edhe pse nuk ishte marrë ende asnjë vendim zyrtar.

Prandaj, Suzuki u përgjigj: “Nuk kam për momentin asnjë koment!”. Ky do të ishte përkthimi i saktë. Në fakt, agjencitë ndërkombëtare të lajmeve raportuan diçka tjetër. Sipas një artikulli të senatorit Xhon Marki në “The New York Times” në vitin 1989, një fjalë ishte ‘fajtor’ për keqkuptimin fatal.

Mokusatsu, një fjalë që mund të interpretohet në disa mënyra të ndryshme, por që rrjedh nga fjala japonez “heshtje”. Kështu, në vend se të thoshin që “kryeministri japonez nuk pranoi të bënte komente”, media raportoi para botës se për qeverinë japoneze, ultimatumi “nuk ishte i denjë për t’u komentuar”. Ajo që pasoi më pas dihet. Më 6 gusht 1945, mbi Hiroshima u hodh bomba e parë atomike, dhe 3 ditë më vonë një e dytë ra mbi qytetin e Nagasakit, duke shkaktuar më shumë se 200 mijë të vdekur.

Lufta në Vietnam, nisi sërish nga një përkthim i gabuar

Më pak se 20 vjet më vonë, më 2 gusht 1964, disa anije të Vietnamit të Veriut sulmuan destrojerin amerikan “USS Maddox”. Anija amerikane ishte duke udhëtuar rreth Gjirit të Tonkinit, kur 3 anije patrullimi të Vietnamit të Veriut nisën ta ndiqnin. Në fund të ndjekjes, amerikanët fundosën një nga anijet vietnameze, dhe arritën të shpëtojnë pa viktima.

Disa ditë më vonë, Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) përgjoi komunikimet nga Vietnami i Veriut, dhe arriti në përfundimin se kishte ndodhur një sulm tjetër. Sidoqoftë, sipas historianit të NSA Robert Heniok, ai transmetim u interpretua gabimisht. Shprehja “ne sakrifikuam dy shokë” – që supozohet se është përdorur nga Vietnami i Veriut për të përshkruar viktimat midis trupave të saj- u përkthye “ne sakrifikuam dy anije”.

Ky gabim në përkthim e mashtroi SHBA-në, që mendoi se kishte ndodhur një betejë e dytë, dhe se Vietnami i Veriut kishte humbur 2 anije. Presidenti amerikan Lindon Xhonson, e përmendi sulmin e supozuar për të bindur Kongresin të autorizonte një veprim të gjerë ushtarak në Vietnam.

Iraku nuk pati armë të shkatërrimit në masë

Në vitin 2003, presidenti amerikan Xhorxh W.Bush, mbajti fjalimin vjetor në Kongres. Në pjesën më të madhe, ai u ndal tek arsyet e pushtimit të Irakut, duke thënë se “qeveria britanike ka mësuar se Sadam Huseini, kërkoi kohët e fundit sasi të konsiderueshme uraniumi nga Afrika”, për të ndërtuar një bombë bërthamore.

Disa muaj më vonë, SHBA së bashku me Mbretërinë e Bashkuar, Australinë dhe Poloninë, pushtuan Irakun. Sidoqoftë, bota e kuptoi shumë shpejt se Iraku nuk kishte në dispozicion asnjë armë të shkatërrimit në masë, asnjë program bërthamor, dhe nuk kishte blerë uranium nga Afrika. Por pse Bush pretendoi të kundërtën?

Sipas gazetarit fitues të çmimit Pulitzer Sejmur Hersh, kjo ndodhi pjesërisht sepse “CIA kishte marrë kohët e fundit informacione se midis viteve 1999- 2001, Iraku kishte tentuar të blinte 500 ton oksid uraniumi nga Nigeria, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë. ..”.

CIA-s iu deshën më shumë se 3 javë për të përkthyer dhe analizuar dokumentet, të cilat u konsideruan tejet sekrete. Por Mohamed El Baradei, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), informoi publikun pak kohë më vonë se dokumentet në fjalë ishin të rreme. “Këto dokumente janë hartuar kaq dobët, saqë nuk e imagjinoj dot se si u morën si të mirëqena nga një agjenci serioze e inteligjencës”- tha ai.

Edhe pse ky nuk është një rast tipik i përkthimit të gabuar, sërish pengesat gjuhësore penguan trajtimin si duhet të situatës./ TIRANA TODAY

Tags: gabimetHiroshimëirakluftëratpërkthimeshkaktuanVietnam

TË LIDHURA

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?
Stil

Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

21:55 | 22/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Next Post
Pjesëmarrje e ulët, por të qeta dhe paqësore/ Meta: Tani më duhet të “shpik” një dekoratë të re

"Mezi pres të kthehem në Parlament!”/ Komisioni Hetimor thërret Metën, data e përballjes

Vranë avokatin grek për 100 mijë euro, kriminelët shqiptarë: Donim thjesht ta trembnim

Vranë avokatin grek për 100 mijë euro, kriminelët shqiptarë: Donim thjesht ta trembnim

Nga Romanovët tek Anjeli, 10 dinastitë më të pasura në historinë e Evropës

Nga Romanovët tek Anjeli, 10 dinastitë më të pasura në historinë e Evropës







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

Dalin PAMJET e bandës shqiptare të “skifterëve” në Itali! Përdornin çarçaf si litar!
Rajoni

Dalin PAMJET e bandës shqiptare të “skifterëve” në Itali! Përdornin çarçaf si litar!

by mirseda
18:05 | 24/12/2025
0

Pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve” shqiptarë janë publikuar. Shqiptarët e moshës...

Intervista e Albin Kurtit për AFP: Normalizimi i raporteve me Serbinë, shumë i vështirë

Intervista e Albin Kurtit për AFP: Normalizimi i raporteve me Serbinë, shumë i vështirë

18:02 | 24/12/2025
Meta mesazh urimi besimtarëve të krishterë.

Meta mesazh urimi besimtarëve të krishterë.

17:09 | 24/12/2025
Bllokohen 5 ton ushqime, drejtoria rajonale e AKU në Tiranë gjobit subjektin

Bllokohen 5 ton ushqime, drejtoria rajonale e AKU në Tiranë gjobit subjektin

16:49 | 24/12/2025
“Bulevardi nuk do të jetë për një apo dy ditë”, paralajmëron Berisha: Protestat do të vazhdojnë…

Berisha: Krishtlindjet e tjera t’i festojmë në liri

16:37 | 24/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com