Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Nga Romanovët tek Anjeli, 10 dinastitë më të pasura në historinë e Evropës

7 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Nga Romanovët tek Anjeli, 10 dinastitë më të pasura në historinë e Evropës

Evropa ka një histori të gjatë të familjeve të mëdha dianastike, që vunë në kontroll vendet e tyre, dhe i sunduan ato për dekada apo shekuj. Dinastitë lindën në hirin e pushtimeve, ndërsa të tjerat e humbën pasurinë e familjes së tyre, gjatë momenteve delikate. Disa nga këto familje kishin apo kanë një pasuri marramendëse. Ja cilat janë 10 kryesoret:

  1. Familja gjermane Saxe Coburg & Gotha

Ishte dinastia e parë e madhe evropiane. Vlera neto e pasurisë së saj është e panjohur. Por fakti që drejtoi fronet mbretërore në Belgjikë, Bullgari dhe Poloni, na bën të besojmë se ishte mjaft e pasur për kohën. Anëtari i parë i saj vdiq në vitin 982, ndërsa vetë dinastia mori fund në vitin 1917. Atë kohë dinastia ndryshoi mbiemrin në Uindsor, njëlloj si mbiemri i familjes mbretërore britanike.

  1. Familja holandeze Breninkmajer

Kjo dinasti i ka fillesat në vitin 1861, kur Klemens dhe August Breninkmajer hapën dyqanin e tyre të parë të veshjeve në Holandë. Ai u bë i njohur në mbarë Evropën. Kjo familje është shumë e rezervuar. Por dihet që brenda kompanisë punojnë mbi 200 anëtarë të kësaj familje.

Ata nuk japin të dhëna për pasurinë e tyre, dhe japin rrallë intervista. Por familja ka konfirmuar se fëmijët i nënshtrohen një testimi dhe monitorimi paraprak, përpara se të lejohen të marrin pjesë në punët e familjes. Kjo familje, vlerësohet të ketë një pasuri prej mbi 6 miliardë eurosh. Por shifra e saktë, do të vazhdojë të mbahet sekret nga familja.

  1. Familja ruse Romanov

Romanovët, janë familja e fundit perandorake që sundoi Rusinë. Ata ishin më të pasurit. Pasuria e tyre, vlerësohej të ishte rreth 250-300 miliardë dollarë me kursin e sotëm. Mbretërimi i tyre nisi në vitin 1613, dhe përfshiu 18 breza udhëheqësish, përfshirë Pjetrin e Madh, Katerinën e Madhe dhe Carin e fundit, Nikolla II.

Ky u rrëzua në vitin 1917 gjatë Revolucionit Bolshevik, ndërsa u vra bashkë me gjithë familjen e tij. Nikolla II ishte antipatik në popull. Punëtorët u ngritën disa herë kundër monarkisë. Përfshirja e Rusisë në Luftën e Parë Botërore, vetëm sa e uli më tej popullaritetin e tij.

  1. Familja franceze Normandi

Uilliam Pushtuesi, vuri nën kontroll Anglinë në vitin 1066 pas Betejës së Hastings. Sipas standardeve të sotme, pasuria e tij sot do të vlente 229.5 miliardë dollarë. Por trashëgimia e tij, zgjati vetëm 3 breza. Gjithsesi, pushtimet e tij në fushën e betejës e bënë atë njeriun më të pasur gjatë asaj periudhe kohore. Mbretërimi i kësaj dinastie, përfundoi me vdekjen e nipit të tij Uilliamit, Stefën, në vitin 1154.

  1. Familja suedeze Rausing

Kjo familje krijoi kompaninë “Tetra Pak Packaging”, dhe dinastia e saj ekziston ende. Hans Kristian Rausing, është trashëgimtari i “fronit” të babait të tij. Ky i fundit, vlerësohej të kishte një pasuri prej 12 miliardë dollarësh. Familja Rausing është nga Suedia, dhe dinastia është themeluar në vitin 1944. Kompania u transferua në Britaninë e Madhe në vitin 1985, për të shmangur taksat e larta.

  1. Familja gjermane Fuger

Kjo dinasti u themelua në vitin 1367. Ata u bënë mjeshtër në tregti. Por mbi të gjitha, u angazhuan me shitjen e indulgjencave në emër të Kishës. Kjo punë iu caktua Jakob Fuger. Kjo është arsyeja kryesore, pse ajo arriti të grumbullojë një pasuri të jashtëzakonshme. Kjo familje ka financuar luftërat pushtuese në të gjithë Evropën. Por në fund ajo falimentoi, duke i dhënë fund një historie suksesi 300-vjeçare. Ajo u nda në 3 degë, që ekzistojnë edhe sot.

  1. Familja britanike Grosvenor

Origjina e kësaj familje, është mbi 1000-vjeçare. Por fillesat e pasurisë datojnë në vitin 1677, kur fituan shumë toka nëpërmjet martesave. Kjo familje grumbulloi shumë pasuri të paluajtshme, që dëshirohen nga njerëzit në mbarë botën. Dhe sot zotërojnë një ndër agjencitë imobiliare më të mëdha në botë. Pasuria e pinjollit kryesor të familjes, Hjuxh Grosvenor, vlerësohet në 12.4 miliardë dollarë. Imagjinojeni sa mund të jetë pasuria e gjithë familjes.

  1. Familja gjermane Rotçajlld

Kjo familje e ka origjinën në Gjermaninë e viteve 1450. Ajo ndërtoi një perandori të madhe përmes bankave të saj të shumta. Anëtarët e kësaj familje u vendosën në të gjithë Evropën në qytete si Vjena, Londra dhe Napoli. Ata kanë pasur gjithmonë në pronësi koleksione gjërash të shtrenjta si makina të rralla, piktura të famshme dhe verëra të shtrenjta. Vetëm Jakob Rotçajlld, ka sot një pasuri prej të paktën 5 miliardë dollarësh.

  1. Familja Anjeli

Kjo familje e nisi trashëgiminë e saj në vitin 1899, kur Xhovani Anjeli bashkëthemeloi kompanisë “Motor FIAT”. Kjo familje zotëroi me vonë markat e makinave të famshme Ferarri, Lança, Alfa Romeo dhe Krajsler. Ajo është e njohur për pronësinë e klubit të Juventusit që nga viti 1923. Drejtuesi aktual i kompanisë është Xhon Elkan, i zgjedhur që në vitin 1997 si trashëgimtari kryesor i perandorisë financiare nga gjyshi i tij.

  1. Familja Hajniken

Bëhet fjalë për prodhuesit e birrës së famshme me të njëjtin emër. Kjo perandori financiare  u themelua në vitin 1864, kur Gerard Hajniken, bleu një fabrikë birre në Amsterdam. Kjo familje, ia doli të krijojë një markë, që dallon edhe sot e kësaj dite. Trashëgimtarja kryesore Sharlen Hajniken, ka një pasuri prej 17.3 miliardë dollarësh./ TIRANA TODAY

Tags: 10 dinastitëAnjeliEvropëshistorinemë të pasuraRomanovët

TË LIDHURA

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?
Kuriozitete

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

14:40 | 09/03/2026
“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”
Bota

“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”

13:50 | 09/03/2026
Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale
Bota

Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale

13:04 | 09/03/2026
Next Post
Shehi flet për rrëzimin e Metës nga Kolegji: Do përballemi me juntën politike

Shehi: 13 tetori nuk i përmbush kërkesat tona, Rama duhet të largohet

Takimi me zyrtarin e lartë amerikan, Basha tregon se çfarë u diskutua

Takimi me zyrtarin e lartë amerikan, Basha tregon se çfarë u diskutua

Senatorët amerikanë: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë zgjedhje të vështira

Senatorët amerikanë: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë zgjedhje të vështira







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com