Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka komentuar me nota të ashpra qeverinë e kryeministrit Rama, teksa u shpreh se qeveria e tij është më skandalozja që ka parë ndonjëherë Shqipëria.
Sipas saj, dy dosjet e bujshme “339” dhe “184” do të mbyllen shumë shpejt dhe se të gjithë zyrtarët e lartë të përfshirë në të do të shpëtojnë pa u ndëshkuar.
“Alimadhi e Musai parashtruan prioritetet e opozitës. Nuk ka asnjë dyshim që kjo qeveri është një nga qeveritë më skandaloze që ka parë ndonjëherë vendi. Kjo dëshmohet qartë edhe në raportet ndërkombëtare. Nuk ka asnjë dyshim që ne këtu kemi një korrupsionet më të larta në vend, jemi me një kryeministër që ka sjellë regresin e Shqipërisë.
Kemi një qeveri që nuk di të menaxhojë ekonominë. Nuk ka dyshim që kjo qeveri nuk ka vullnet dhe dëshirë për të mbajtur para përgjegjësisë asnjë zyrtar të lartë që akuzohet për korrupsion. Nuk ka vullnet për të hapur dosjet “339” dhe “184”, ato shumë shpejt do të mbyllen dhe këta zyrtarë të lartë nuk kanë për të parë asnjë ndëshkim”, deklaroi Hajdari.