Një aksident i rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, teksa drejtuesi i një motori ka humbur jetën.
Nga informacionet paraprake mësohet se një motor ka përplasur një këmbësore, ku si pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i mjetit, ndërsa gruaja është plagosur rëndë.
Ngjarja e rëndë është shënuar në vendin e quajtur si “Katër Rrugët”, ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e saj. Nuk dihet ende identiteti i viktimës, por as i këmbësores e cila u përplas nga motori dhe mbeti e plagosur.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 02.09.2019, në vendin e quajtur” Katër Rrugët “, Shijak shtetasi S.D., duke drejtuar mjetin tip BMV është përplasur me mjetin motoçiklet tip Jamaha, pa targa, ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, i paidentifikuar.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë si dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.