Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë ditën e sotme vendimin e parë. Me 10 vota pro, KLP ka miratuar projekt-vendimin për miratimin e rishikimit të buxhetit afatmesëm 2020-2022 të KLP.
Raportohet se Këshilli ka pasur në dispozicion relacionin dhe projekt-vendimin pёr miratimin e projekt-buxhetit afatmesёm 2020-2022 tё Këshillit të Lartë të Prokurorisë, hartuar nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, i Administrimit dhe Buxhetit dhe pasqyrat financiare shpjeguese.
Kreu i KLP, Gent Ibrahimi pohoi se ky institucion ka përpara dy sfida kryesore, ngritjen e SPAK dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.
“Do të vazhdojmë një proces transparent dhe eficent për vlerësimin e magjistratëve me profil prokuror”, deklaroi ai.