U bë një kohë e gjatë që përflitet për lidhjen e këngëtares Jonida Maliqi dhe aktorin e humorit Romeo Veshaj.
Ata madje janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit, dhe vetëm një muaj më parë e konfirmuan lidhjen në emisionin “Treshat”.
Një foto e siguruar nga “Iconstyle.al”, tregon se çifti e ka konsoliduar raportin, madje është bërë edhe më familjare.
Romeo është fotografuar së bashku me mbesën dhe motrën e Jonidës në një ambient argëtimi në kryeqytet, ndërsa Jonida është ulur tek një lokal që ndodhet pranë tyre.
Pak kohë më parë, mediat rozë shkruanin se marrëdhënia e çiftit nuk ishte në ditët më të mira, dhe se për shkak të xhelozisë ata po i kalonin pushimet të ndarë.
Po siç duket, të gjitha këto kanë qënë veçse thashetheme, e ndërsa pamjet flasin për një marrëdhënie të fortë.