Mjekët e Spitalit të Fierit, në një komunikim për mediat kanë dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve nga konflikti I mbrëmjes së djeshme, ku u përfshinë dy familjet Zhapa dhe Braçe.
Nëndrejtori teknik Ramadan Çepele dhe mjeku animator Kliton Gjerazi, deklaruan se në spital kanë mbërritur 5 persona, prej nga ku 2 ndodhen në reanimacion dhe tre të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.
“5 persona, 2 në reanimacion dhe 3 të tjerët jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre ka kryer ndërhyrje kirurgjikale, kishte një plagë në bark. Pacienti tjetër kishte një plagë shpuese, por nuk ishte e nevojshme për ndërhyrje kirurgjikale, se s’kishte hyrë në organet e trupi. Personi i plagosur me armë zjarri kishte dy plagë, një shpatull dhe në kyç, pa qenë plumbi brenda. Dy të tjerët të rrahur, me trauma sipërfaqësore, nuk rezultojnë me hemorragji të brendshme”, thanë mjekët.