Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Atentati në Vlorë, kush është mësuesi i edukimit fizik i dënuar më parë për vrasje

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Atentati në Vlorë, kush është mësuesi i edukimit fizik i dënuar më parë për vrasje

Një atentat ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku në shënjestër mësohet të ketë qenë një 36-vjeçar.

Sipas policisë, i plagosuri është Elius Thartori, i cili më herët ka ushtruar profesionin e mësuesit të edukimit fizik, në një prej shkollave të qytetit të Vlorës.

Në një emision investigativ, tregohet se ai ka qenë i dënuar me 10 vjet burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. E shkuara ka bërë që Elius Thartori të mos ushtrojë më profesionin e tij.

Mësohet se së fundi, Thartori kishte qenë jashtë shtetit. Ai kishte pak kohë që ishte kthyer në banesën e tij në Vlorë, aty ku dyshohet se i është bërë atentati. Nuk dihet nëse ngjarja e sotme lidhet me të shkuarën e Thartorit apo nëse ai ka pasur ndonjë mosmarrëveshje kur ka jetuar jashtë.

Ngjarja pritet që të zbardhet më tej pasi të merret në pyetje vetë Thartori. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po hetojnë.

Denoncimi në atë kohë i mësuesit të plagosur sonte:

Kamera e Fiks fare ka filmuar mësuesin e edukimit fizik të shkollës 9 vjeçare “Teli Ndini” në Vlorë, Eljus Thartori, duke luajtur me letra në klasë.
Gjuha që nxënësit përdorin për të etiketuar drejtoreshën e kësaj shkolle është fyese dhe denigruese për figurën e mësuesit.

Ky mësues, në kundërshtim me ligjin, inkurajon nxënsit që të fyejnë drejtoreshën gjatë orës së mësimit.

Mësuesi Thartori, i cili jep mësim në këtë shkollë prej 8 vjetësh, është i dënuar për vrasje dhe asnjëherë Drejtoria Arsimore e Vlorës nuk ka verifikuar dokumentacionin e tij dhe as i ka kërkuar që të sjellë dëshminë e penalitetit. Kamera e Fiks fare ka sjellë pamje nga klasa ku mësuesi i fiskulturës luan me letra së bashku me dy nxënës të klasës së 9-të gjatë orës së mësimit. Ora shënon 8.30 dhe në shkollë është duke u zhvilluar ora e parë e mësimit.

Mësuesi Eljus Thartori është dënuar me 10 vite burg për akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. Në redaksinë e emisionit Fiks fare mbërriti një ankesë nga Vlora, pikërisht nga vetë mësuesi Thartori. Ai pretendonte se e kanë hequr padrejtësisht nga puna. Një ekip i Fiksit shkoi në shkollën në fjalë, ndërsa konstatuan se mësuesi i ishte rikthyer mësimdhënies. Gazetarët pyetën vetë Thartorin. Ai shprehet se është i vetëdijshëm që ai nuk i ka dokumentet në rregull, nuk posedon një diplomë të shkollës së lartë dhe aktualisht ka vetëm diplomën e shkollës së mesme në mjeshtri sportive.

Drejtoresha e shkollës, Magdalena Imeri, pohon para gazetarëve, se në dosjen e këtij mësuesi mungon edhe dëshmia e penalitetit. Për drejtoreshën Imeri kjo është edhe arsyeja e largimit të Thartorit nga puna. Drejtoresha e shkollës tregon për Fiks fare se dëshmia e penalitetit të këtij mësuesi mund të jetë në dosjen e tij në DAR Vlorë.

Ky dokument nuk ndodhej as në Drejtorinë Arsimore të Vlorës. Drejtoresha e Zyrës Arsimore , znj Albana Hodaj tha për Fiks fare se do të interesohej për këtë rast dhe se do të merrte masa. Por askush nuk mori asnjë masë. Në 29 janar 2017 këtij mësuesi i përfundonte kontrata e punës. Askush nuk kishte marrë asnjë masë për dokumentat e munguara në dosjen e këtij ëmsuesi dhe për verifikimin e dëshmisë së tij të penalitetit.

Gazetarët iu drejtuan edhe njëherë tjetër drejtoreshës së DAR Vlorë, znj Albana Hodaj e cila shprehet se mësuesit të fiskulturës, z.Thartori, i ka mbaruar kontrata dhe nuk është më mësues. Për ta vërtetuar gazetarët shkuan pas 5 ditësh në shkollën “Teli Ndini”, ku konstatuan se Elius Thartori vazhdonte të jeptë mësim në këtë shkollë.

Mësuesi me dy nxënësit e tij të klasës së 9-të gjatë orës së fizkulturës: ora 08:30

Drejtoresha: Ergi, Ergi çoje kokën, prindi shqetësohet vërtët, dhe e di për çfarë shqetësohet? Çoje çik kokën. E di kush është shqetësimi kryesor për prindërin? Edukata Ergi. Shiko të rrish me një mësuese në orën e mësimit dhe ajo nuk guxon… Jo jo do ta bëj vetë, do t’iu ndjek non stop.

Drejtoresha largohet……

Nxënësi: T’i q… robt debiles, ta vrasim fare.

Vjen mësuesi i Fiskulturës, Eljus Thartori

Mësuesi: Hajde vemi këtu (ulen në bankën e para ngjitur me derën e klasës) . Ç’a tha drejtoresha?

Nxënësi:Vjen aty i q… robt është rob q… fare. Vinte ajo këtu na bëntë muhabetin ne.

Mësuesi: Dale dale, se informohem unë, se kemi punë tani (fillojnë të lozin bixhoz)

Nxënësi: Po këto letrat s’do i trazosh njëçik

Mësuesi: Vendosi aty se s’u bë qameti, rradhën e ka Ergi

Nxënësi: 3-sh

Mësuesi: Dy, shtatë, tre, dy-sh. Kur bën dhe kjo drejtoresha si p.. rënd, mu si palloi.

Nxënësi: PAS

Nxënësi2: PAS

Mësuesi: Shtatë. Po kur rri serioze ajo, ma …

Mësuesi: Hë drejtoreshë të … robt. Mu si palloi. Ta ngre drejtoreshën ta marr, ta bëj ta…

Mësuesi: T’i iki truri fare. PAS

Nxënësi: PAS

Mësuesi: Hidhe dy-shin aty

Nxënësi: Dhjetë.

Nxënësi 2: As. Gjashtë

Nxënësi: Dhjetë, ti e kishe rradhën?

Nxënësi 2: Po unë.

Nxënësi: As.

Nxënësi: PAS

Mësuesi: PAS

Nxënësi: Dy Fanta.

 

Tags: atentatiedukimit fizikmesuesivlore

TË LIDHURA

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

22:07 | 03/01/2026
Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin
Politikë

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave
Aktualitet

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Next Post
U deh dhe u tregoi sekrete gazetarëve, jep dorëheqjen asistentja e Trump

U deh dhe u tregoi sekrete gazetarëve, jep dorëheqjen asistentja e Trump

Zgjedhjet në Kosovë, Haradinaj lajmëron koalicionin e rëndësishëm

Zgjedhjet në Kosovë, Haradinaj lajmëron koalicionin e rëndësishëm

Sherr mes 2 grupeve në Dibër, 6 persona në gjendje të rëndë

Pas atentatit në Vlorë, Korça tronditet nga breshëria e plumbave







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025




TË FUNDIT

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

by mirseda
22:07 | 03/01/2026
0

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në afërsi...

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

20:21 | 03/01/2026
FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

20:00 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com