Moderatorja e emisionit “Dueli sportiv”, Arta Nitaj, është një figurë jo pak e njohur për publikun shqiptar. Ajo ka qenë një aktore në serialin “O sa mirë”, ndërkohë së fundmi Nitaj ka ndarë me ndjekësit lajmin se është angazhuar në politikë.
“Nga sot fillova rrugëtimin tim të ri në fushën e politikës, në Dekadën e Re të Partisë Demokratike të Kosovës. Frymëzim për mua ishte Ariana Musliu Shoshi, anëtarja me vlerat më të larta njerëzore dhe intelektuale”, shkruan Arta krahas fotos.