Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme, në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Paraprakisht bëhet me dije se nga të shtënat me armë, një person ka mbetur i plagosur.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, e ndërsa bluzat e bardha thonë se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Ende nuk ka detaje në lidhje me këtë ngjarje.