Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Kosova nis lobimin për anëtarësim në INTERPOL

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kosova nis lobimin për anëtarësim në INTERPOL

Gjendja aktuale politike në vend, nuk është pengesë për realizimin e agjendës së institucioneve të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL.

Astrit Zemaj, sekretar koordinues në Ministrinë e Punëve të jashtme në kuadër të grupit punues për anëtarësim në INTERPOL, tha për Radio Kosovën se janë duke lobuar dhe zhvilluar konsulta me secilin shtet veç e veç, në mënyrë që të ketë sukses në këtë drejtim.

Edhe pse kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ishte shprehur skeptik nëse kërkesa për anëtarësimin e Kosovës në organizatën më të madhe të policisë në botë – INTERPOL, duhet të hyjë në agjendën e votimit në Asamblenë e Përgjithshme, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme thonë se kjo do të ndodhë. Sekretari koordinues në MPJ-së në kuadër të grupit punues për anëtarësimin në INTERPOL, Astrit Zemaj, thotë për Radio Kosovën se nuk ka dilema, pasi gjithçka është sipas agjendës: “Në momentin kur Kosova ka aplikuar, është marrë vendim që Kosova të lejojë votimin për anëtarësim dhe vetë fakti që ky proces është në zhvillim e sipër ne jemi të vendosur konform agjendës sonë për anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe organizatën e INTERPOLIT. Do të thotë kjo çështje është në zhvillim e sipër që nga muaji janar”, thotë Zemaj.

Ai tha se është formuar grupi punues në kuadër të MPJ dhe aktualisht janë duke zhvilluar konsulta me të gjitha shtetet veç e veç dhe nuk ka asnjë pengesë për shkak të situatës aktuale politike në vend: “Grupi punues është duke e bërë punën e vet, e cila mbetet konfidencë e grupit për dallim nga vitet e tjera. Për momentin ne jemi në procesin e lobimit për anëtarësim, jemi në procesin e konsultave me secilin shtet veç e veç. Në kuadër të kësaj ne do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë edhe me shtetet mike, por edhe me ato shtete që nuk e kanë njohur Kosovën, por që e konsiderojnë pozitive anëtarësimin e shtetit tonë”, thotë Zemaj.

Por çështjen e anëtarësimit të Policisë së Kosovës në INTERPOL, me skepticizëm e sheh njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi.

“Fatkeqësisht ngecja në Ministrinë e Punëve të Jashtme në përgjithësi të dështimit të diplomacisë kohëve të fundit, me mos njohje, por edhe me tërheqje të njohjeve, mundësitë janë edhe më të vogla se sa realisht kanë qenë. Por, përparësitë janë në aspektin që në kapacitetet e brendshme Policia e Kosovës në veçanti me disa programe të saj të bashkëpunimit ndërkombëtar të luftimit të krimit të organizuar e krimit transnacional kanë bërë që kjo të ketë një mbështetje të vazhdueshme”, tha Ibishi.

Ibishi tha për Radio Kosovën se gjasat për anëtarësim janë 50 me 50. “Gjasat pas aplikimit dhe pranimit të aplikimit për kundër kundërshtimit të Serbisë, unë mendoj se duhet të jemi entuziastë dhe të punojmë shumë më shumë në lobim, me qëllim që kjo të realizohet.

Edhe pse gjasat janë 50:50 mendoj se kjo barrierë mund të mbizotërohet vetëm me një punë të mirëfilltë në lobim, sidomos duke u mbështetur në shtetet përkrahëse”, tha Ibishi.

Sidoqoftë, kanë mbetur më pak se dy muaj kur do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e INTERPOLIT, që këtë vit organizohet në Santiago të Kilit prej 15 deri me 18 tetor. /RTK

Tags: anetaresimINTERPOLkosovalobim

TË LIDHURA

Protestat e studentëve detyrojnë Vuçiçin: Zgjedhje të parakohshme në 2026
Rajoni

Protestat e studentëve detyrojnë Vuçiçin: Zgjedhje të parakohshme në 2026

16:36 | 30/12/2025
Fermerët në Greqi nuk heqin dorë nga protesta, përgatitje për një bllokim të akseve kryesore
Rajoni

Fermerët në Greqi nuk heqin dorë nga protesta, përgatitje për një bllokim të akseve kryesore

10:40 | 29/12/2025
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
Qeveria mbyll pushimet, të mërkurën mbledhja e kabinetit

Qeveria mbyll pushimet, të mërkurën mbledhja e kabinetit

Njihuni me qytetin nëntokësor në Shqipëri, vendstrehimi më i fortifikuar në rajon për…

Njihuni me qytetin nëntokësor në Shqipëri, vendstrehimi më i fortifikuar në rajon për…

Përleshje në kampin e refugjatëve në Greqi, qëllohet për vdekje një 15-vjeçar

Përleshje në kampin e refugjatëve në Greqi, qëllohet për vdekje një 15-vjeçar







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025




TË FUNDIT

Adriatik Lapaj sërish në telashe, procedohet. 4 aktivistë të “Shqipëria bëhet” në pranga. Akuzat
Aktualitet

Adriatik Lapaj sërish në telashe, procedohet. 4 aktivistë të “Shqipëria bëhet” në pranga. Akuzat

by mirseda
10:06 | 05/01/2026
0

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 aktivistë të Lëvizjes ‘Shqipëria bëhet’ , të cilët protestuan para Kryeministrisë,...

Shtyhet gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

Shtyhet gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

09:44 | 05/01/2026
Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

22:07 | 03/01/2026
Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com