Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ngjela ironizon Mitsotakis: Grekë nuk ka as në Athinë e jo më në Shqipëri

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kush po e bllokon zhvillimin e Shqipërisë?

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me kërkesat që ka paraqitur, kryeministri i ri grek, Kiriako Mitsotakis, për mbrojtjen e minoritetit helen në vendin tonë.

Përmes një statusi në Facebook, Ngjela akuzon Mitsotakis për politika të spastrimit dhe përndjekjes së shqiptarëve (çam dhe arvanitas) nga tokat e tyre prej 150 vitesh. Ngjela thotë se Greqia nuk mund t’i vendosë kushte Shqipërisë, pasi vendi jonë mbrohet nga gjeopolitika e SHBA-së dhe BE-së.

Postimi i plotë:

Kryeministri grek, për çeljen e negociatave të Shqipërisë, na paska dalë sot me një kusht për minoritetin grek në Shqipëri.
Cili është ky minoritet?

l.
Kryeministrat grekë, me ndonjë përjashtim, “minoritet grek” quajnë aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Dhe, e dini pse? Se ata nuk mund të pranojnë që të ketë ortodoksë që të flasin shqip. Domethënë, shqiptarë. Sepse iu del zbuluar pushtimi i territoreve të gjera shqiptare, dhe gjithë politika e ndyrë që kanë bërë në 150 vjet kundrejt arvanitasve në Greqi dhe genocidit antishqiptar e antiçam në Epir.

Këta mesjetarë, pasi pushtojnë territoret shqiptare, me genocid, dëbojnë nga tokat e tyre shqiptarët myslimanë, si turq. Ky ka qenë turpi i tyre historik. Dhe këtë gjithmone ia ka pranuar edhe Stambolli; kurse pastaj, shqiptarët ortodoksë nuk i lënë të flasin shqip, dhe i detyrojnë të deklarohen “helenë”. Ja, kjo është metoda e tyre çnjerëzore kundër shqiptarëve në këta 150 vjetët e fundit.

Janë po këta, që, me anë të kishës greke, gjuhën shqipe e kanë quajtur “gjuhë të mallkuar”. Dhe, e dini pse? se gjuha shqipe është gjuha e parësore e gadishullit tonë, domethënë edhe e vetë Greqisë. Në shkollat greke nuk thellohen në atë që i thonë “greqishte e vjetër”, se ajo gjuhë mund të shpjegohet vetëm me gjuhën shqipe, sidomos me gegnishten.
E kuptoni tani se sa vuajnë këta kur shohin forcimin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe Kosovës?

ll.
Por ky, në fakt është kryeministri më i paaftë grek. Do ta shihni.

Kryeministër! Asnjë kusht nuk vini dot ju shqiptarëve. Edhe Uashingtoni, edhe Berlini, edhe Brukseli, që të dyja gjeopolitikat e mëdha të botës perëndimore, e kanë përcaktuar Shqipërinë dhe Kosovën në zonën e vet.

Pse, kryeministri grek, që nuk di se ku ka kokën, do ta mundë këtë politikë të madhe! Le më pastaj injorantët liderë të Shqipërisë që shkojnë deri te Erdogani për të njëjtën gjë. Qesharakë janë këta ballkanas që nuk dinë asgjë dhe iu duket se dinë gjithçka.
Gjithsesi, lodhen kot së koti dhe fare kot.

lll.
Po ku ka forcë politika e kryeministrit grek që të mundë gjeopolitikën e madhe USA-BE!
Pse nuk e ka atë forcë?

E para, se grekë nuk ka as në Athinë e jo më në Shqipëri. Athina ka qenë e gjitha me shqiptarë të quajtur arbëreshë, si shqiptarët e Italisë së Jugut. Por çmendurisë greke po i vjen fundi.

E dyta: Greqia i ka Gjermanisë 350 miliardë Euro borxh. E di kryeministri grek që Shqipëria është aleate e ngushtë me politikën e Berlinit? Dhe, a e di ky që vota e Greqisë tanimë kondicionohet nga Berlini?

E pra, pse flet kështu kryeministri grek?
Sepse ka frikë nga potenca që po akumulon dhe do të akumulojë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Sidomos kjo do të shihet qartë pas përfundimit të reformës që ka nisur kundër liderëve të korruptuar të Shqipërisë, të gjithë të shitur te fqinjët dhe te armiqtë shekullorë të shqiptarëve dhe kundër botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Por, një gjë është e sigurt: kjo kohë e re po punon për shqiptarët. Prandaj, edhe kryeministri grek është mirë ta rregullojë gjuhën brenda kontekstit historik.

Tags: ironizonkryeministri grekMitsotakisSpartak Ngjela

TË LIDHURA

SPAK jep pretencën për pedagogët dhe punonjësit e pandehur të Universitetit Bujqësor të Tiranës
Aktualitet

SPAK jep pretencën për pedagogët dhe punonjësit e pandehur të Universitetit Bujqësor të Tiranës

12:18 | 27/02/2026
Bardhi: Rama nuk është më i lirë, zbaton urdhrat e të pandehurës Balluku
Aktualitet

Bardhi: Rama nuk është më i lirë, zbaton urdhrat e të pandehurës Balluku

11:37 | 27/02/2026
Një ditë pas ndryshimeve në kabinet, Rama mbledh këtë të premte qeverinë
Aktualitet

Një ditë pas ndryshimeve në kabinet, Rama mbledh këtë të premte qeverinë

11:20 | 27/02/2026
Next Post
Nuk dogjën mandatet, Basha ironizon deputetët: Mollë të kalbura të blera nga Rama

Nuk dogjën mandatet, Basha ironizon deputetët: Mollë të kalbura të blera nga Rama

“Kallëzim penal për arkitektin danez të Teatrit”/ ‘Kërcënon’ Basha: Do gjurmoheni…

30 qershori/ Basha: Edi Rama kërkonte viktima mes qytetarëve

Samir Mane negocion të ulë Bashën dhe Ramën? Përgjigjet lideri i opozitës

Samir Mane negocion të ulë Bashën dhe Ramën? Përgjigjet lideri i opozitës







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Hashim Thaçi del para Gjykatës së Hagës për aktakuzën e dytë, : Jam plotësisht i pafajshëm
Kosovo

Hashim Thaçi del para Gjykatës së Hagës për aktakuzën e dytë, : Jam plotësisht i pafajshëm

by mirseda
12:38 | 27/02/2026
0

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm për aktakuzën e dytë që i është ngritur...

SPAK jep pretencën për pedagogët dhe punonjësit e pandehur të Universitetit Bujqësor të Tiranës

SPAK jep pretencën për pedagogët dhe punonjësit e pandehur të Universitetit Bujqësor të Tiranës

12:18 | 27/02/2026
Bardhi: Rama nuk është më i lirë, zbaton urdhrat e të pandehurës Balluku

Bardhi: Rama nuk është më i lirë, zbaton urdhrat e të pandehurës Balluku

11:37 | 27/02/2026
Një ditë pas ndryshimeve në kabinet, Rama mbledh këtë të premte qeverinë

Një ditë pas ndryshimeve në kabinet, Rama mbledh këtë të premte qeverinë

11:20 | 27/02/2026
Foshnja ndërroi jetë pas lindjes në Durrës,Zbardhen detaje fetusi shfaqi probleme me rrahjet ezemrës

Foshnja ndërroi jetë pas lindjes në Durrës,Zbardhen detaje fetusi shfaqi probleme me rrahjet ezemrës

11:18 | 27/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com