Costantin Alvensleben është emëruar Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA). Më parë, këtë post e ka patur gjermani Rolf Castro-Vasquez. Ky i fundit kishte 14 vite që mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit.
Aeroporti i Rinasit menaxhohet prej kompanisë kineze ‘’China Everbright’’. “Aeroporti Ndërkombetar i Tiranës (TIA), ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Constantin von Alvensleben si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv, i vlefshëm nga data 2 Shtator 2019.
Constantini do të udhëheqë ekipin menaxhues të TIA-s, duke mbikëqyrur strategjinë e zhvillimit të kompanisë dhe biznesit, marrëdhëniet me qeverinë dhe palëve të interest”, thuhet në njoftimin e TIA.
Emri i Rolf Castro-Vasquez është shumë i përmendur në mediat shqiptare. Ai është përfolur edhe për qëndrimin e tij të dyshimtë, pas dy grabitjeve të mëdha në Rinas, ku ende asnjëra prej tyre nuk është zbardhur plotësisht.