Kronikë

Mbyllet restoranti i Kokëdhimës, ja çfarë po ndodh këto ditë aty

               Publikuar në : 14:54 - 19/08/19 M. S

Video ku Mihal Kokëdhima, pronari i restorantit “Panorma” në Porto Palermo, hipën sipër furgonit të turistëve spanjollë dhe i dhunon ata, ka tronditur mbarë opinionin publik.

Video në fjalë ngjasonte me inskenimet e filmave hollivudianë, ku Kokëdhima ka dëmtuar mjetin e transportit privat të turistëve dhe ndërkohë që është në lëvizje, tenton të hyjë brenda duke thyer xhamin.

Lokali “Panorma”, në Porto Palermo, është mbyllur nga familjarët e Mihal Kokëdhimës. Turistët kanë shfrytëzuar për plazh pa pagesë bregdetin që përdorej nga pronarët e këtij lokali.

Dyert e këtij biznesi janë mbyllur pas incidentit. Pavarësisht tentativës së Bashkisë së Himarës për ta shembur në vitin 2012, si objekt pa leje, biznesi vijoi të ushtrojë aktivitetin për vite me radhë mbi pronë publike, teksa aktualisht ndodhet në proces legalizimi. Aktualisht po verifikohet nëse pronari e ka regjistruar si aktivitet, dhe nëse i paguan apo jo detyrimet shtetërore.

.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT