Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Reportazhi: Shqipëria, një vend i vogël me pasuri të mëdha

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Reportazhi: Shqipëria, një vend i vogël me pasuri të mëdha

Shqipëria është një vend i vogël me bukuri të mëdha e pasuri kulturore që pret të hapet në sy të botës. Kështu nis reportazhi i 2 gazetarëve brazilianë Sérgio Chapelin dhe Glória Maria kushtuar Shqipërisë.

Këtë të premte programi i përjavshëm brazilian Globo Repórter i ka kushtuar 40 minuta Shqipërisë duke prezantuar plazhet e mrekullueshëm, ushqimet tradicionale, vendet historike, arkitekturën si edhe pasuritë kulturore. Gazetarja Gloria Maria ka qenë në Shqipëri dhe ka vizituar qytete si Vlora, Gjirokastra, Berati e Tirana. Ajo e prezanton Shqipërinë si një vend të izoluar, por magjepsës, ku për 50 vitet e komunizmit gati asnjë nuk hynte dhe askush nuk dilte.

Një thesar që ka qenë i fshehur, por që pak nga pak po zbulohet për të gjithë. Një vend me histori të ruajtur në shekuj, që pret që ende ta zbulojnë. Qytete që vetëm tani presin që të hapen për botën që t’i njohë. Shqipëria është një vend i maleve dhe brigjeve shumë të bukura, praktikisht të panjohura. Udhëtimi i saj nis nga Vlora, ku të bie në sy bluja e thellë e detit dhe plazhet gati të boshatisur.

Gjatë vijës bregdetare në male shtrihen fshatra që ofrojnë panoramë të mrekullueshme. Në Himarë gazetarja takon Helenën, një 80 vjeçare që e befasoi me mikpritjen dhe tolerancën e saj. Megjithëse ishte hera e parë që ajo takonte një njeri me ngjyrë e përqafoi e puthi dhe i ofroi kafe në shtëpinë e saj. Më pas kamerat e programit Brazilian shkojnë në Ksamil plazhet e të cilit i quajnë më të bukurat e Shqipërisë. Afër Ksamilit është Liqeni i Butrintit ku gazetarja pa si vendasit kultivojnë midhjen.

Në krah të liqenit shtrihet Butrinti, i cili me rrënojat e tij tregon qytetërimet që kanë kaluar në Shqipëri në shekuj që nga grekët, romanët, bizantinet, venecianët dhe otomanet. Gjurmët e tyre janë kudo. Ishte hera e parë që Gloria Maria dëgjonte polifoninë e cila është pasuri kulturore e Shqipërisë. Një familje gjirokastrite veshur me kostume popullore shpalosën para ekipit të xhirimit brazilian këtë traditë shekullore shqiptare edhe më të vjetër se Butrinti.

Magjepsëse është quajtur në këtë reportazh edhe arkitektura e Gjirokastrës, ku në qytetin e gurtë janë shumë të dukshme gjurmët e kulturës otomane.
Udhëtimi më pas vijoi në Berat, i njohur ndryshe edhe si qyteti i një mbi një dritareve spikat për arkitekturën e tij të veçantë po ashtu të stilit otoman. Shqipëria përshkruhet si një vend me shumë male ku ka fshatra dhe ndër më të bukurit është Llogaraja.

Kamerat e programit Brazilian shkojnë pranë një familje që mbarështron dhitë në mënyrë tradicionale pa asnjë teknologji. Blegtorët tregojnë se jeta mes malesh është e vështirë dhe nuk të lë të ëndërrosh megjithatë për ta nuk ka asgjë më të rëndësishme se liria, duke refuzuar të kujtojnë si ka qenë jeta e tyre në komunizëm. Në këtë natyrë malore mund të gjesh edhe gatime shumë të vjetra shqiptare të gatuara në një dhomë të vogël dhe vetëm me dru zjarri. Ndër pjatat më speciale ishte mishi i kecit. Në udhëtimin në disa qytete në sy të grupit të xhirimit ra fakti në që në shumë qytete shqiptare kishte edhe xhami edhe kisha çka tregonte për tolerancën fetare.

Në reportazh thuhet se gjatë Komunizmit feja ka qenë e ndaluar në të gjithë Shqipërinë dhe vendi u shpall ateist. Por tashmë Shqipëria dallohet për një nga cilësitë kryesore që karakterizonte perandorinë Otomane, atë të tolerancës mes besimeve. Feja më e përhapur në vend është myslimanizmi, por një besim tjetër është duke u përhapur shumë: Islamizmi bektashian.

Gazetarja bëri një vizitë në kryegjyshatën botërore bektashie në Tiranë ku takoi Kryegjysh Edmondin, i cili i shpjegoi se bektashinjtë nuk ndryshojnë shumë nga myslimanët, kanë të njëjtin profet dhe kuran, por ndjekin praktika të ndryshme duke bërë një lidhje të drejtpërdrejtë të njeriut me Allahun.

Vizita përmbyllëse e gazetarëve brazilianë ishte në kryeqytet. Në prezantimin që bën gazetarja thotë se dikur Tirana ka qenë një vend i trishtuar pa dritë, por pasi një piktor u bë kryebashkiak që sot është kryeministër e ktheu në një vend me ngjyra. Në një intervistë për programin brazilian, Rama tregon se bën art kur punon apo flet ne telefon dhe se studioja e tij është në fakt tavolina e punës. Në mbyllje të reportazhit Shqipëria përshkruhet si një vend i lirë demokrat e tolerant që pret të rritet dhe të modernizohet.

Tags: pasurireportazhshqiperivend

TË LIDHURA

Po tenton të blejë shtetësi në Serbi”, Sali Berisha akuzon Belinda Ballukun
Aktualitet

Po tenton të blejë shtetësi në Serbi”, Sali Berisha akuzon Belinda Ballukun

14:05 | 27/03/2026
Nis shembja e shkëmbinjve në malin e Torovicës, rrezikonin prej vitesh banorët
Aktualitet

Nis shembja e shkëmbinjve në malin e Torovicës, rrezikonin prej vitesh banorët

13:28 | 27/03/2026
Prokuroria e Tiranës çon në gjyq disa persona, mes tyre administratorin e kompanisë TIBO
Aktualitet

Prokuroria e Tiranës çon në gjyq disa persona, mes tyre administratorin e kompanisë TIBO

12:52 | 27/03/2026
Next Post
Gaz Paja së shpejti baba për herë të parë

Gaz Paja së shpejti baba për herë të parë

Edhe Italia në alarm, mediat paralajmërojnë: Rajonet që rrezikohen nga sot deri të mërkurën

Edhe Italia në alarm, mediat paralajmërojnë: Rajonet që rrezikohen nga sot deri të mërkurën

Një automjet shkrumbohet nga flakët bashkë me personat brenda tij

Një automjet shkrumbohet nga flakët bashkë me personat brenda tij







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Po tenton të blejë shtetësi në Serbi”, Sali Berisha akuzon Belinda Ballukun
Aktualitet

Po tenton të blejë shtetësi në Serbi”, Sali Berisha akuzon Belinda Ballukun

by mirseda
14:05 | 27/03/2026
0

Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se ish-zv.kryeministrja po kërkon që të blejë shtetësinë në disa...

Nis shembja e shkëmbinjve në malin e Torovicës, rrezikonin prej vitesh banorët

Nis shembja e shkëmbinjve në malin e Torovicës, rrezikonin prej vitesh banorët

13:28 | 27/03/2026
Dalin fotot e vrasësit Saraiva në gjykatë, Daily Mail: U paguan 1 milion euro për vrasjen e Nikulajt

Dalin fotot e vrasësit Saraiva në gjykatë, Daily Mail: U paguan 1 milion euro për vrasjen e Nikulajt

13:18 | 27/03/2026
Prokuroria e Tiranës çon në gjyq disa persona, mes tyre administratorin e kompanisë TIBO

Prokuroria e Tiranës çon në gjyq disa persona, mes tyre administratorin e kompanisë TIBO

12:52 | 27/03/2026
Ngrica dhe acar! Reshje intensive bore në Llogara, probleme me qarkullimin e mjeteve

Ngrica dhe acar! Reshje intensive bore në Llogara, probleme me qarkullimin e mjeteve

12:23 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com