Banorët e fshatit Skuraj kanë gjetur mëngjesin e sotëm, një trup të pajetë, në lumin që kalon në këtë fshat.
Ata kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë transportuar trupin e pajetë në morg.
Nga hetimet e para, rezulton se viktima është shtetasi Luigj Gjeloshi i cili dyshohet të jetë mbytur në lumin Mat. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.