Një video e postuar mbrëmë nga kryeministri Edi Rama, në Facebook, në lidhje me inaugurimin e një resorti të ri në vend, ka bërë që shumë qytetarë të vërsulen me komente ndaj kreut të qeverisë.
Mes shumë komentesh, ai që spikati më shumë, por edhe që mori vëmendjen e kryeministrit, ishte dikush që akuzonte se të gjithë politikanët vidhnin, por ndryshe nga të tjerët Rama ka punuar më shumë se të gjithë.
Ky i fundit nuk i kurseu ironitë duke shtuar se: “Ti më merr të keqen mua se unë s’jam politikan ashtu si kujton ti dhe nuk jetoj për të mbushur xhepat me lekë, po për të mbushur jetën me kuptim, me emocion, me vepra, me ëndrra e me kujtime!”.