Të tjera detaje kanë dalë lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës, ku humbi jetën një 47-vjeçar.
Viktimë e këtij atentati ka mbetur Nikola Ikonomi, por nga bashkëfshatarët e tij njihej dhe me emrin Laver Tozaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Resulaj të Selenicës, ndërsa raportohet se u qëllua me tre plumba nga një armë zjarri tip pistoletë pranë banesës së tij.
47-vjeçari, i cili u gjet fillimisht i plagosur nga kalimtarët, u transportua menjëherë për në spitalin e Vlorës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë gjatë rrugës.
Sipas “BalkanWeb”, viktima ishte i pa punë prej disa kohësh dhe nuk njihej si njeri problematik.
Ndërkohë, drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy grupe të repartit të RENEA-s, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes