Një 29-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi ka tentuar për të futur lëndë narkotike në burgun e Rrogozhinës.
Sipas policisë, shtetasi E.B, banues në Durrës, gjatë kontrollit të sendeve që një shtetas kishte sjellë për të vëllanë, i cili vuante dënimin pranë ambienteve të IEVP Rrogozhinë, kanë konstatuar që në rrobat e tij , mbante të fshehur lëndë narkotike.
Njoftimi i policisë:
Tenton të fusë lëndë narkotike në IEVP,
arrestohet në flagrancë 29-vjeçari
Sekuestrohen 26 gramë canabis sativa dhe 31 doza heroinë.
Shërbimet e policisë së burgut të IEVP Rogozhinë, gjatë kontrollit të sendeve që një shtetas kishte sjellë për të vëllanë, i cili vuante dënimin pranë ambjenteve të IEVP Rogozhinë, kanë konstatuar që në rrobat e tij , mbante të fshehur lëndë narkotike.
Është njoftuar menjëherë grupi hetimor dhe specialistët për Narkotikët të cilët në përfundim të hetimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit
E.B.,29 vjeç banues në Durrës.
Materialet do ti kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë për veprën penale “Prodhimi dhe shitje të narkotikeve”