Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka paralajmëruar se në rast se SHBA imponon një izolim, vendi i tij është i përgatitur për të filluar një betejë. Ndër të tjera, ai nënvizoi se i dërguari i tij në OKB do të denoncojë kërcënimin, të cilin ai e konsideroi “të paligjshëm”, përpara Këshillit të Sigurimit.
Në fjalën e tij gjatë një eventi në La Guaira, Maduro tha se: “Ne të gjithë jemi të përgatitur për betejë nëse dikush përpiqet të imponojë një izolim ose bllokadë Venezuelës. Kërcënimi tregon vetëm dëshpërimin dhe acarimin e qeverisë amerikane.”
“Jo me Venezuelën! Është porosia ime për imperializmin kriminal,” shtoi Maduro, në përgjigjen e tij ndaj deklaratës së presidentit Donald Trump, kur ky i fundit tha se po konsideronte një bllokadë ndaj Venezuelës.