Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ta zbresim debatin nga studiot televizive, tek sheshet e Forumeve Qytetare!

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Drejtësia e 2018-tës

Nga: Alfred Peza

Një nga mësimet më të mëdha që na ka dhënë 30 Qershori, është ai i nevojës urgjente për ridimensionimin e formatit të komunikimit politik, me opinionin publik në Shqipëri. Një ndryshim rrënjësor, i cili në thelb duhet të synojë zbritjen e debatit për temat më të rëndësishme që i shqetësojnë realisht qytetarët në jetën dhe përditshmërinë e tyre, nga studio televizive, në sheshet publike.

Kjo presupozon që axhenda e diktuar nga hallet personale të një elite të ngushtë politike, botuesve dhe opinionistëve të lidhur me to në media, të zëvendësohet me agjendën e halleve që shqetësojnë realisht vendin, shoqërinë dhe qytetarin shqiptar në territor. Vetëm kështu do të mund ta zëvendësojmë një nga format e “diktaturës” moderne mediatike, me magjinë e demokracisë sa tradicionale aq edhe të drejtpërdrejtë të “polisit”.

Kjo qasje do ta kthjellojë raportin me publikun, duke ulur polarizimin e skajshëm që solli debati i ndezur shoqëror, në një moment të pazakontë të zhvillimeve politike në vend. Shkarkimi i energjive negative, do sjelli shikimin e realitetit pa syzet e zeza të propogandës opozitare dhe relaksimin e makromjedisit shoqëror. Nga lufta e fjalëve, vëmendja e qytetarëve do të fokusohet natyrshëm tek puna, tek zgjidhja e halleve të tyre familjare dhe e problemeve reale social- ekonomike.

Komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarin, duhet të nisë nga kryepleqtë e fshatrave, drejtuesit e Njësive Administrative, Kryetarët e Bashkive, deputetët e Parlamentit, drejtuesit politikë të mazhorancës dhe deri tek ministrat e Kryeministri i vendit. Një komunikim “sy më sy” e “ballë për ballë” me qytetarin, me zgjedhësit, me indiferentët, të zhgënjyerit dhe kundërshtarët politikë, pa “distancën stratosferike” që diktojnë kamerat dhe virtualiteti i rrjeteve sociale.

I gjithë diskuri politik i Kryeministrit Edi Rama pas 30 Qershorit si në rrjetet sociale, në komunikimin e përditshmë, në konferencën e fundit për shtyp me gazetarët, në fjalimin e konstituimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, etj. është fokusuar tek qytetari. Ai ka folur vetëm për investimet vendase dhe të huaja, për projektet e reja dhe ato të sapopërfunduara të infrastrukturës, për hapjen e vendeve të reja të punës, klimën e biznesit, luftën ndaj informalitetit, për zhvillimin urban, turizmin, asrsimin, shëndetësinë dhe prespektivat social- ekonomike të vendit.

Kjo qasje nuk është një përpjekje për të injoruar apo anashkaluar opozitën e rrugës, median dhe zërat kritikë. Përkundrazi. Qëllimi kryesor është vendosja e temave më të nxehta dhe reale, në qendër të Forumeve të Debatit Qytetar. Duke ofruar përkundër “diktaturës mediatike”, praktikën e “demokracisë së polisit”, për të kaluar nga fjalët e hedhura ne erë, tek veprat dhe ballafaqimi i drejtpërdrejtë mes zgjedhësit dhe të zgjedhurit.

Partia Socialiste e ka në AND-në e saj komunikimin vijues me njerëzit, me të gjitha shtresat e ndryshme shoqërore, me çdo fashë të grupmoshave të shoqërisë, në të gjithë territorin e vendit. “Bashkëqeverisja me qytetarët”, komunikimi me qytetarët “Për Shqipërinë që Duam” dhe “Për Bashkitë që Duam”, interpelancat e ministrave të linjës me përfaqësues të profesioneve dhe grupeve të interesit, është një traditë e krijuar tashmë e cila po mer trajtat e një kulture të re të komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarin, studentin dhe sipërmarrësin.

Një nga mesazhet e vyera që 30 Qershori i dha mazhorancës qeverisëse, ishte ndarja e qartë që shoqëria i bëri hallit personal të Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nga hallet, nevojat, problemet, shqetësimet dhe prioritetet e tyre. Ndaj në shtator, bashkë me fillimin e sezonit të ri politik e mediatike, mazhoranca duhet të dijë që ta zbresi qendrën e rëndesës së debatit real, nga studiot televizive, tek Forumet e Debatit Qytetar, kudo nëpër Shqipëri.

 

Tags: Alfred Pezadebatistudio televizive

TË LIDHURA

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Dasmë në familjen e deputetit shqiptar, nusja mbulohet me para

Dasmë në familjen e deputetit shqiptar, nusja mbulohet me para

Florian Agalliu dhe Stela Kotri largohen nga Top Channel?

Florian Agalliu dhe Stela Kotri largohen nga Top Channel?

Teatri/ OSBE: Çështja e politizuar. Ja për çfarë këshilluam partitë

Teatri/ OSBE: Çështja e politizuar. Ja për çfarë këshilluam partitë

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel
Bota

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel

by mirseda
23:42 | 17/05/2025
0

Shqipëria sapo ka performuar në skenën gjigande të Eurovision Song Contest 2025, që shënon edicionin e 69-të...

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

22:57 | 17/05/2025
Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

22:45 | 17/05/2025
SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

22:42 | 17/05/2025
Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

22:40 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com