Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Le Courrier des Balkans”: Përplasje të forta në Shqipëri për të penguar shkatërrimin e teatrit

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Le Courrier des Balkans”: Përplasje të forta në Shqipëri për të penguar shkatërrimin e teatrit

“Përplasje të forta në Tiranë, në përpjekje për të ndaluar shkatërrimin e Teatrit Kombëtar. Regjistrohen përballje mes protestuesve që kërkojnë të pengohet shembja e godinës historike dhe forcave të policisë”. Kështu shkruan Le Courrier des Balkans, në një artikull të publikuar për gjithë sa po ndodh në Tiranë, për Teatrin Kombëtar. Sekretari i përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger u bëri thirrje “të gjitha palëve” që të prisnin verdiktin e Kushtetueses.

Nga Katerina Sula

Në agimin e së mërkurës së 24 korrikut, qindra policë rrethuan Teatrin Kombëtar, me synimin për të garantuar punimet e shembjes së godinës. Përballë tyre u rreshtuan militantë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët, edhe me mbështetjen e përfaqësuesve të opozitës e penguan ngritjen e kantierit për fillimin e punimeve. Si pasojë e përplasjeve të dhunshme, pati shumë të lënduar, por në përfundim të ditës, policia u detyrua të tërhiqej.

Prej shkurtit të 2018-ës, përfaqësues të shoqërisë civile, intelektualë dhe artistë janë mobilizuar kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, i konsideruar si një nga lulet e ndritshme të pasurisë historike e kulturore të Tiranës. Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, që të dy të Partisë Socialiste, këmbëngulin se do të vijojnë me projektin, duke deklamuar se nuk do të tërhiqen përballë një “minoriteti” kundërshtarësh.

Nëse punimet do të nisin me të vërtetë, Fusha sh.p.k, firma që ka fituar kontratën PPP të Teatrit, do të merrte një truall publik, përfitimi prej të cilit llogaritet në 150 milionë euro, kurse në këmbim, ndërtimi i Teatrit të ri llogaritet të kushtojë vetëm 30 milionë euro.

Për ta legjitimuar këtë projekt, qeveria e Edi Ramës zgjodhi mënyrën e miratimit të një Ligji Special, i cili bie ndesh me shume nene të kushtetutës. Presidenti Ilir Meta e ka kontestuar ligjin në Gjykatën Kushtetuese, por tashmë prej një viti, kjo gjykatë nuk është më në funksionim. Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Thomas Greminger, në vizitë dje në Tiranë, u kërkoi të dyja palëve që të mos vepronin, por të prisnin verdiktin që do të merrte Gjykata.

Skandali i Teatrit Kombëtar nuk është thjesht një konflikt lokal. Ai është shndërruar në një skandal madhor, që simbolizon krizën aktuale politike në vend. Shefi i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh të mërkurën se kantieri që kërkohej të ngrihej s’ishte gjë tjetër veçse një aferë e pastrimit të parave. Në fakt, firma Fusha sh.p.k i përket një familjeje të lidhur me një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës, celulat e të cilit u çmontuan nga policia në Spanjë, në vitin 2018.

Tags: perplasjeshkatërrimshqiperiteater

TË LIDHURA

Ndryshimet në Qeveri/ Profil, kush janë ministrat e rinj të kabinetit Rama 4
Kryesore

Ndryshimet në Qeveri/ Profil, kush janë ministrat e rinj të kabinetit Rama 4

23:01 | 26/02/2026
Berisha: Largimi i Ballukut, manovër e Ramës për të shpëtuar veten; të japë dorëheqjen
Politikë

Berisha: Largimi i Ballukut, manovër e Ramës për të shpëtuar veten; të japë dorëheqjen

21:07 | 26/02/2026
Riformatim i qeverisë 6 muaj pas votimit, ja ministrat që mbetën në detyrë
Kryesore

Riformatim i qeverisë 6 muaj pas votimit, ja ministrat që mbetën në detyrë

20:45 | 26/02/2026
Next Post
Lleshaj me homologun turk, Soylu: Bashkëpunim mes dy policive

Lleshaj me homologun turk, Soylu: Bashkëpunim mes dy policive

Foto/Thashethemet ishin të vërteta, Ilda Bejleri së shpejti me një projekt të ri

Foto/Thashethemet ishin të vërteta, Ilda Bejleri së shpejti me një projekt të ri

Masterplani për burgjet/ Gjonaj: Ka ende të korruptuar në sistem

Masterplani për burgjet/ Gjonaj: Ka ende të korruptuar në sistem







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Ndryshimet në Qeveri/ Profil, kush janë ministrat e rinj të kabinetit Rama 4
Kryesore

Ndryshimet në Qeveri/ Profil, kush janë ministrat e rinj të kabinetit Rama 4

by mirseda
23:01 | 26/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama riformatoi qeverinë këtë të enjte, pas mbledhjes maratonë të grupit të Partisë Socialiste. Ai...

Pas komentit të motrës së Gimbos, reagon vëllai i Selin: Kush tha që pytet nana për të marrë nuse?

Pas komentit të motrës së Gimbos, reagon vëllai i Selin: Kush tha që pytet nana për të marrë nuse?

21:24 | 26/02/2026
Berisha: Largimi i Ballukut, manovër e Ramës për të shpëtuar veten; të japë dorëheqjen

Berisha: Largimi i Ballukut, manovër e Ramës për të shpëtuar veten; të japë dorëheqjen

21:07 | 26/02/2026
Riformatim i qeverisë 6 muaj pas votimit, ja ministrat që mbetën në detyrë

Riformatim i qeverisë 6 muaj pas votimit, ja ministrat që mbetën në detyrë

20:45 | 26/02/2026
Rama ndryshon qeverinë: Koçiu zëvendëson Ballukun, emra të rinj në Brendshme e Drejtësi

Rama ndryshon qeverinë: Koçiu zëvendëson Ballukun, emra të rinj në Brendshme e Drejtësi

20:10 | 26/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com