Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Zbardhet kërkesa e PS për Venecian, ja 8 pyetjet e socialistëve që mund të sjellin fundin e Metës

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zbardhet kërkesa e PS për Venecian, ja 8 pyetjet e socialistëve që mund të sjellin fundin e Metës

Zbardhet kërkesa e mazhorancës për Komisionin e Venecias, sa i takon shkarkimit të Presidentit Ilir Meta nga detyra. Gazeta e tregoi pak ditë më parë se futja në lojë e Venecias e zvarrit procesin, por nëse Komisioni mbështet argumentet e mazhorancës socialiste, atëherë edhe shkarkimi i Metës nga Gjykata Kushtetuese është i sigurt.

Kështu, në letrën e firmosur nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi fillimisht bëhet një përmbledhje e të gjithë situatës që nga caktimi i datës së zgjedhjeve nga kreu i shtetit, djegia e mandateve të opozitës, zëvendësimi i deputetëve, mosregjistrimi i LSI-së e PD-së ne zgjedhje, djegia e KAZ-ve në bashkitë jo socialiste, zhvillimi i procesit elektoral pa incidente dhe deri te ngritja e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit.

Ndërkohë që, më pas në mënyrë kronologjike radhiten edhe 8 pyetjet që deputetët e drejtuar nga Ulsi Manja, kanë përgatitur për Venecian. Së pari, kërkohet sqarim për rolin e Presidentit në proceset zgjedhore. “Roli i Presidentit në proceset zgjedhore, në regjimet parlamentare si Shqipëria, në raport me pushtetet e tjera?”, thuhet në pyetjen e parë.

Po ashtu, në letrën e firmosur nga kryeparlamentari Ruçi kërkohet mendim nga Venecia se a cenohet siguria kushtetuese, nga anulimi i datës së zgjedhjeve dhe caktimi i një date tjetër, në një kohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte nisur punën. “A cenohen parimet e së drejtës për të zgjedhur dhe të sigurisë kushtetuese, nga anulimi i datës së zgjedhjeve dhe caktimi i një date tjetër nga Presidenti kur organet e administrimit të zgjedhjeve kanë nisur punën?”, thuhet në kërkesën e mazhorancës për Venecian.

PS kërkon nga Venecia përgjigje për 2 dekretet

Një tjetër pyetje për të cilën mazhoranca kërkon nga Komisioni i Venecias përgjigje është se a mund të quhen 2 dekretet e fundit të Presidentit Ilir Meta si ndërhyrje në procesin zgjedhor, duke cenuar të drejtën e subjekteve për të konkurruar në mënyrë të barabartë dhe të lirë. Ndërkohë që, një tjetër pyetje që ngrihet ka të bëjë me sigurinë juridike të zgjedhjeve.

“A kemi ndërhyrje të Presidentit të Republikës në procesin zgjedhor, duke cenuar të drejtën e subjekteve zgjedhore për të konkurruar në mënyrë të barabartë dhe të lirë? A e respekton parimin e periodicitetit të zgjedhjeve dekreti për anulimin e 30 Qershorit 2019? A konsiderohet cenim i sigurisë juridike ndryshimi i datës së zgjedhjes? A lidhet cenimi i sigurisë juridike me pasojat që vijnë apo mjafton shkelja e parashikimeve kushtetuese dhe cenimi konsiderohet i kryer?”, thuhet në letrën e Partisë Socialiste drejtuar Komisionit të Venecias.

Në përfundim të letrës së firmosur nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi drejtuar Buquicchio kërkohet që mendimi dhe opinioni mbi situatën në Shqipëri të jepet sa më parë, kjo edhe nisur nga fakti se kjo çështje konsiderohet e ndjeshme dhe shumë e rëndësishme për mirëfunksioninim e demokracisë në Shqipëri. Për këto pyetje gjasat janë që të merret përgjigje në tetor, kur është sesioni i radhës i punimeve të Komisionit të Venecias, ose në të kundër në dhjetor kur është edhe mbledhja e fundit e komisionit për këtë vit./Gazeta SOT

 

Tags: MetaPSshkarkimiVenecia

TË LIDHURA

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

21:01 | 12/07/2025
Next Post
“Toyota Yaris”, Basha do të dëshmojë sot te Krimet e Rënda

“Toyota Yaris”, Basha do të dëshmojë sot te Krimet e Rënda

Ilda Bejleri reagon pas ‘sherrit’ me Shakohoxhën (video)

Ilda Bejleri reagon pas ‘sherrit’ me Shakohoxhën (video)

A ka kërkesë për ofertën e Bashës?

Teatri është ‘gjesti brutal i Piktorit’. A do të përgjigjet Basha vetëm me gjeste?

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com