Policia e Tiranës ka arrestuar një 36-vjeçar pasi në çantë iu gjet një armë zjarri pa leje.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim si dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, policia ka arrestuar shtetasin S.K.,36-vjeç banues në Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë miku i tij, shtetasi E. M.,34 vjeç banues në Laç për veprën penale “Moskallëzim krimi”
Njoftimi i plotë i policisë:
Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.
Vihet në pranga 36-vjeçari i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.
Sekuestrohet armë zjarri pistoletë krëhër dhe fishekë luftarak
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3 në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim si dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, në bazë të informacioneve në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri me vete në rrugën “Kastriotët”, ku falë reagimit në kohë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë te shtetasit:
S.K.,36 vjeç banues në Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,. Gjatë kontrollit, Policia i gjeti në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. M.,34 vjeç banues në Laç për veprën penale “Moskallzim krimi”. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të metejshme hetimore.