Blendi Fevziu është padyshim një nga moderatorët më të njohur dhe më të suksesshëm të ekranit shqiptar.
Ai njihet edhe për faktin se është shumë aktiv në rrjetet sociale duke ndarë me ndjekësit që nga fotot më luksoze e deri te ato të përditshmërisë së tij. Së fundmi, gazetari i njohur është bërë nostalgjik dhe ka publikuar një kolazh ku shihet duke pozuar në të njëjtin vend si para 32 viteve në 1987.
Fevziu shihet shumë i ri në moshë teksa ka veshur një xhup të zi edhe xhinse, ndërkohë që në sy kanë rënë flokët e tij të gjatë dhe brun. Ndërsa këtë foto e ka krahasuar me një imazh të shkëputur nga ditët e sotme.