Erza Muqolli është 13-vjeçarja nga Kosova e cila rrëmbeu zemrën e publikut që kur ishte pjesë e “France’s got talent”, e nga ku i mahniti të gjithë me talentin e saj.
Edhe pse në një moshë të vogël, ajo ka qenë pjesëmarrëse në evente të rëndësishme muzikore, ndërsa numri i admiruesve të saj nëpër botë rritet çdo herë e më shumë.
Së fundmi, Erza u përzgjodh për të përforcuar në “Radio Scoop Music Tour”, i cilësuar si koncerti më i madh veror i Francës, ku ka performuar në të njëjtën skenë me artistë të famshëm si Bilal Hassani, Mika, Danke, Clara Luciani etj.
13-vjeçarja shqiptare ka zgjedhur të këndojë “Je chanterai” dhe versionin e saj të “Back to black” nga Amy Winehouse dhe ka mahnitur me zërin e saj 40 mijë persona që ishin të pranishëm në koncert.