Stil

“Traumë!” Moderatori shqiptar tregon si u ngacmua nga një polic

               Publikuar në : 15:39 - 18/07/19 user tir

Moderatori i njohur kosovar Enur Pakashtica ka rrëfyer publikisht përmes një postimi në Twitter se është ngacmuar seksualisht nga një polic. Pakashtica ka shkruar se nuk ka mundur që të flejë 2 ditë nga trauma e përjetuar, ndërkohë në vijim ai përmend faktin që me këtë fenomen femrat përballen çdo ditë dhe e gjitha kjo në thelb për hir të së vërtetës është: shqetësuese.

“Para një kohe mu m’ka ngacmu seksualisht një POLIC (mashkull) – [nuk po e paragjykoj orientimin e tij seksual] veç s’kom mujt me flejt nja 2 ditë prej traumës! Veç po du me thon; Tash paramendoni qikat që çdo ditë si t’dalin prej pragut t’shpis e kanë të paktën një: uo ta hangsha…”- shkruan moderatori kosovar.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT