Vijon zhvillimi i procesit të vettingut në kuadër të reformës në drejtësi. Ditën e sotme Komisioni i Vettingut ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Tiranës, Elisa Kaçkinin.
Kaçkini rezultoi pa probleme në tri kriteret e kërkuara nga ky komision. Trupa e KPK-së që ka kryer rivlerësimin e Kaçkinit përbëhej nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine dhe Etleda Çiftja. Kujtojmë që prokurorja Kaçkini është kandidate për në SPAK. Ajo e ka filluar karrierën e saj në Prokurorinë e Tiranës në vitin 2006.
Nga ana tjetër, gjyqtari i Tiranës, Ilir Mustafaj i cili ishtenë pritje për tu bërë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, është shkarkuar nga posti i tij me vendim të komisionit.
Mustafaj kërkoi dhe ndërrimin e trupit gjykues për shkak të konfliktit që kishte me relatoren Xhensila Pine, por kërkesa e tij u rrëzua. Ai deklaroi se vendimin e KPK-së do ta ankimojë ne instancat më të larta.