Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

“Dukuria e koncesioneve në Shqipëri!”

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Dukuria e koncesioneve në Shqipëri!”

Nga: Rudina Hajdari

Në politikën qeverisëse të maxhorancës, dhënia me koncesion përbën një model ideologjik tipik prej hajdutërish të korruptuar që po zhvasin pa mëshirë çdo ditë fondet publike.

Me qëllimin e vetëm të mbushjes së xhepave, po iket gjithnjë e më shumë nga logjika e tenderit dhe po shkohet drejt ankandit publik të aseteve dhe dhënies me koncesion edhe të thërrimeve të vetme, që mund të kenë mbetur nga prona publike e shqiptarëve.

Mos harrojmë se që ditën e parë që erdhi në fuqi kjo qeveri, kërkoi që edhe tvsh, taksat, do t’i mbledhë me një kompani private, duke mos hezituar që të zhveshë shtetin nga funksioni më i rëndësishëm, ai i mbledhjes së taksave. Trendi i qeverisë në dekadencë për vite me rradhë të vjedhjes qeverisëse, u bë pa pikën e ndrojes, koncesione pa ankand publik si “vjedhje të ligjshme”.

Ajo që na mbetet të “gëzohemi” sot është fakti që të paktën mirë që nuk i shesin fare këto asete publike, por i japin me koncesion, pra një ditë përsëri janë të rikthyeshme te prona publike.

Nga informacionet që arrijmë të marrim nga media, sepse publikun dhe qytetarin nuk merr mundimin ta informojë kush mbasi qeveria nuk la pronë publike në këmbë në këtë rrugë me shpejtësi të madhe hynë edhe bashkitë që qeverisen nga socialistët, duke dhënë asete publike me qira privatëve që financojnë duke u kompensuar me përdorimin e këtyre aseteve për një periudhë të caktuar.

Personalisht nuk jam ideologjikisht kundër dhënies të koncesioneve privatëve, sepse në këtë mënyrë arrihen të tërhiqen kapitale private për t’u financuar në shërbime për publikun, në kushtet kur qeveria dhe bashkitë nuk kanë buxhet për këtë. Në këtë mënyrë arrihen të tërhiqen kapitale private për t’u financuar në shërbime për publikun në mungesë të buxhetit, sepse në rast të kundërt, vetë shteti do të rriste edhe më fort taksat, dhe përsëri barra financiare do të binte tek publiku.

Por tashmë edhe qytetari më indiferent e ka të qartë se problemi nuk qëndron këtu. Ajo që ka ndodhur me kampionët tonë të koncesioneve të pronës publike përkon me atë që thotë nobelisti në financë, Joseph Stiglitz, i cili thekson se problemi me koncesionet është se nëpërmjet tenderimeve, priviligjohen persona të caktuar, me lidhje me politikën të cilët pasurohen me vendim politik dhe është pikërisht kjo pasuri e akumuluar me vendime nga agjenci politike që e ka të lehtë të financojë fushata elektorale dhe të drejtojë drejt pushtetit ushtarët e bindur të korrupsionit.

Nuk di në vitet e tëra qeverisëse a e ka marrë ndonjëherë mundin qeveria që të bëjë një llogari se sa taksa paguhen për rroga të nëpunësve të shtetit që nuk e bëjnë punën sepse puna e tyre jepet me koncesion te privati?

Sa taksa paguhen që shteti të bëjë transaksionet dhe procedurat për koncesione privati? Sa paguajmë per punonjësit e privatit që do të bëjnë punën që duhet të bënin punonjësit e shtetit që vazhdojnë ta marrin rrogën duke u ushqyer nga taksat tona?

Sa paguajmë per financimin që shteti i jep privatit për të ndërtuar sipërmarrjen e vet dhe pronën tonë publike që përdor?

Sa paguajmë tek privatë të tjerë për shërbime që privatët me koncesion nuk i bëjnë sikurse duhet sepse kanë cilësi të papranueshme?

Sa paguajmë me taksat dhe pagesat tona për korrupsionin galopant që privati i jep punonjësit publik për të pasur privilegje?

Ky është sot partneriteti i diskretituar publik privat, piramida financiare korruptive që e ka zhytur qeverinë në llum e kaos.

 

Tags: koncesioneRudina Hajdarishqiperi

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
Kryemadhi i jep ‘shuplakën’ e radhës Ramës: Na mbyti varfëria

Kryemadhi ka një këshillë për Ramën: Nuk e ka fajin...

Zyrtari amerikan: SHBA nuk do të bëhen arbitër i politikave të brendshme të Shqipërisë

Zyrtari amerikan: SHBA nuk do të bëhen arbitër i politikave të brendshme të Shqipërisë

Klosi njësoj si Meta: Zgjedhjet të zhvillohen në tetor

Klosi njësoj si Meta: Zgjedhjet të zhvillohen në tetor







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com