Kryesore

Klosi njësoj si Meta: Zgjedhjet të zhvillohen në tetor

               Publikuar në : 22:07 - 17/07/19 Enno

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, është shprehur se ministria që ai drejton ka propozuar që zgjedhjet të shtyhen në tetor.

I ftuar në emisionin “Arena” në Ora News, Klosi deklaroi se ky vendim është më i miri pasi zgjedhjet ndikojnë shumë në turizëm.

Ne si ministri kemi propozuar në komisionin e reformës zgjedhore që zgjedhjet të mbahen gjithmonë në tetor. Pranvera është më e mirë për fushatë, për kontakt, por ndikimi që ka tek turizmi, tek bujqësia tek të gjithë sektorët, do të ishte më mirë që të shtyheshin në tetor. Ne e kemi bërë këtë propozim, ishalla pranohet”, tha ministri Klosi.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT