Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Aktivistja e njohur i kundërvihet Kadares: Boll e përqeshët Shqipërinë

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Aktivistja e njohur i kundërvihet Kadares: Boll e përqeshët Shqipërinë

Që prej nisjes së protestave për mbrojtjen e Teatrit, Elona Caslli ka qenë pjesë e pandashme e tyre. Është një prej aktivisteve më në zë dhe gjithmonë publikon shkrime therëse për problematika të ndryshme. Këtë herë nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ajo i ka bërë thirrje shkrimtarit Ismail Kadare. Duke i kërkuar të mos vazhdojë me “përqeshjen” që po i bën Shqipërisë.

Caslli shkruan se e ka të vështirë t’i vihet shkrimtarit më të cilin Shqipëria identifikohet në spektrin kulturorë në të gjithë botën. Por, sipas saj Kadare është duke mbajtur një pozicionit të gabuar. Duke i kujtuar Kadaresë se çfarë ka shkruar ai dikur për Shqipërinë dhe si po vepron në ditët e sotme. Postimin e ka shoqëruar me dy foto, ku shihet Kadare nën shoqërinë e Elisa Spiropalit. Dhe në foton tjetër shihet së bashku me kryetarin e bashkisë Erion Veliajn.

Postimi i plotë:

Mjaft e përqeshët Shqipërinë Z. Kadare!

Nuk është e lehtë të kundërshtosh shkrimtarin që e ke fort përzemër.
Nuk është e lehtë të kundërshtosh dikë që ka ndikuar në mendimin dhe formimin tënd.
Nuk është e lehtë të kundërshtosh dikë që përfaqëson hartën kulturore shqiptare në Europë dhe më tutje.
Nuk është i lehtë kundërshtimi, por është akoma më e vështirë heshtja.

Lejomëni të sjell në vëmendjen tuaj një pjesë nga “ “Mosmarrëveshja”
Në sytë tanë do të shpaloseshin cinizmi dhe shpërfillja e kastës politike, mosmarrja seriozisht e shtetit dhe e kombit, çka do të çonte tek shkelja e çdo morali, te lidhja e zgjidhja e aleancave të paparimta, te tribalizimi, hedonizmi, pokerizimi në politikë e në jetë, gjersa përshkallëzimi i së keqes të arrinte një kulm të ri; përqeshjen me Shqipërinë.
Shkëputur nga – Mosmarrëveshja

Ju flisni për një kulm të ri. Ky kulm është përqeshja me Shqipërinë.
Unë atë përqeshje e ndiej në qëndrimin tuaj Z. Kadare.

Po qëndroni në anën e mbrapshtë të historisë dhe po e përqeshni Shqipërinë!

Unë nuk e di nëse Shqipëria e meriton dashurinë tuaj ose jo. Ndoshta mund të mos ta meritojë.

Por një gjë e di me siguri: Shqipëria nuk e meriton përqeshjen tuaj!

Së paku, mund t’i dhuroni heshtjen tuaj!

Post Scriptum- Në mbyllje më rivjen ndërmend një pohim krejt i vërtetë nga ju, i cili përshkruan kthjellët ëndrrën e çdo shqiptari që e do vendin e tij.

Në fund të fundit, padurimi për të qenë si Europa, nuk ishte gjë tjetër, veç një tjetër padurim; e duam Shqipërinë më të mirë se ç’është.

Ismail Kadare

Tags: aktivistjaBollElona CaslliIsmail KadarekundërvihetpërqeshëtShqipërinë

TË LIDHURA

Arta Dade: Nano mori përgjegjësi në kohë të vështira
Aktualitet

Arta Dade: Nano mori përgjegjësi në kohë të vështira

21:53 | 04/11/2025
Lirohet nga qelia Alqi Bllako, GJKKO e dënon me 4 vite, 1 më pak nga sa kërkoi SPAK
Politikë

Lirohet nga qelia Alqi Bllako, GJKKO e dënon me 4 vite, 1 më pak nga sa kërkoi SPAK

21:13 | 04/11/2025
Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj
Politikë

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

19:18 | 04/11/2025
Next Post
8 vite këshilltar i Berishës, ja kë propozon Meta për KLSH-në

8 vite këshilltar i Berishës, ja kë propozon Meta për KLSH-në

Shokon Albi Nako: Kam mbajtur gjarprin në krevat, nuk e kisha bashkëshorte (video)

Shokon Albi Nako: Kam mbajtur gjarprin në krevat, nuk e kisha bashkëshorte (video)

“S’ndjej presion”/ Zaganjori flet pas seancës së KPA-së: I përmbahem ligjit

“S’ndjej presion”/ Zaganjori flet pas seancës së KPA-së: I përmbahem ligjit







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

DW: Analiza e BE-së kritikon ritmin e reformave në Ukrainë
Bota

DW: Analiza e BE-së kritikon ritmin e reformave në Ukrainë

by mirseda
22:43 | 04/11/2025
0

Ukraina duhet të përshpejtojë ritmin e reformave të saj, nëse dëshiron të arrijë qëllimet e saj në...

Arta Dade: Nano mori përgjegjësi në kohë të vështira

Arta Dade: Nano mori përgjegjësi në kohë të vështira

21:53 | 04/11/2025
SHBA, anulohen fluturimet në Aeroportin “Ronald Reagan” për shkak të një problemi sigurie

SHBA, anulohen fluturimet në Aeroportin “Ronald Reagan” për shkak të një problemi sigurie

21:16 | 04/11/2025
Lirohet nga qelia Alqi Bllako, GJKKO e dënon me 4 vite, 1 më pak nga sa kërkoi SPAK

Lirohet nga qelia Alqi Bllako, GJKKO e dënon me 4 vite, 1 më pak nga sa kërkoi SPAK

21:13 | 04/11/2025
Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, Osmani: Vetëvendosja më bindi se i ka votat në Parlament

Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, Osmani: Vetëvendosja më bindi se i ka votat në Parlament

20:29 | 04/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com