Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Haradinaj: Nëse s’ka njohje, a duhet që edhe Kosova të armatoset?

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Haradinaj: Nëse s’ka njohje, a duhet që edhe Kosova të armatoset?

Dëshira për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilën e ka potencuar presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është në logjikën e këshillës për të dy vendet, ka thënë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Këto komente ai i ka bërë të martë, gjatë një konference për media. Kryeministri Haradinaj e ka falënderuar presidentin francez Macron, i cili të hënën dhe të martën ka qëndruar për vizitë në Beograd, për siç ka thënë “sinqeritetin e shprehur, duke thënë se Kosova dhe Serbia janë dy shtete evropiane, me perspektivë evropiane”, gjë që sipas tij, shpjegon shumë.

Presidenti francez Macron, gjatë qëndrimit në Beograd ka theksuar që nuk ekziston një zgjidhje e gatshme dhe magjike për problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, për zgjidhjen e problemit kërkohet kompromisi, i cili nuk nënkupton mbetjen në pozicionet fillestare dhe diametralisht kundërshtuese të palëve në dialog. Megjithatë, kryeministri Ramush Haradinaj, ka theksuar që kompromisi i vetëm që Kosova mund ta bëjë për të arritur njohjen nga Serbia, është heqja e taksës prej 100 për qind për produkte e importuara nga Serbia.

“Pra, nuk është se nuk po bëjmë kompromis. I madh është ky kompromis. Mund të jetë kompromis heqja e taksës, vendosja e marrëdhënieve të lira tregtare.

Ndërsa, ajo që ka kërkuar Kosova, është shumë bazike. Ne kemi kërkuar një kornizë-marrëveshje për njohje reciproke në kufijtë ekzistues, me elementet përcjellëse. Kjo kornizë-marrëveshje duhet të jetë korniza për të cilën na negociojmë dhe nuk ka tjetër përveç asaj që paraqitet”, theksoi Haradinaj.

Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Alekasandar Vuçiç, ka deklaruar të martën që në takimin me presidentin francez Macron, i ka kërkuar atij mbështetjen dhe mirëkuptimin që kontesti ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk mund të zgjidhet ashtu siç dëshiron secila palë veç e veç, por që “zgjidhja duhet të jetë e ndërmjetme”.

“Këtë e kupton secili njeri, secili serb dhe secili shqiptar. Kjo që shumë prej nesh shtihemi si budallenj, do të thotë që dëshirojmë që t’i përçmojmë kërkesat dhe dëshirat e palës tjetër. Kompromisi nuk është dobësi, por është fuqi. Unë, derisa të jam i gjallë, do të angazhohem për kompromis, pra, për kompromis të vërtetë dhe jo për të hequr dorë dhe për t’u dorëzuar. Nëse do të mundemi do të shkojmë në ato drejtime, por nëse nuk do të mundemi, disa gjenerata tjera pas nesh, do të duhet ta bëjnë këtë”, tha Vuçiç.

Ndërkaq, Haradinaj ka theksuar se ekziston hezitim për arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, për shkak se Serbia dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, po thonë se marrëveshjen “nuk mund ta quajnë si njohje reciproke, në kufijtë ekzistues”.

“Kjo po i bie që po na këshillojnë edhe neve që të blejmë ‘Mistral’-a (pjesë e sistemit raketor). Serbinë po e armatosin me ‘Mistral’. Për shembull, Serbia po shkon dhe po blen armë në Rusi. Edhe Franca e bëri një kontratë me Serbinë, për sisteme raketore. Ndërkaq, neve na thonë ‘nuk mund t’i vëmë emrin marrëveshjes’ se është njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Çka të bëjmë ne, pra, nëse emrin nuk mundeni t’ia vëni? Ne jemi shtet i pavarur dhe ne nuk kërkojmë asgjë tjetër në dialog pos njohjes reciproke. Nëse nuk jeni gati për këtë, atëherë a është porosi për ne që edhe ne të armatosemi? Pra, nuk ka shumë hapësirë këtu në mes”, tha Haradinaj.

Por, presidenti serb Vuçiç e ka arsyetuar blerjen e armëve nga Serbia, duke thënë se po jetohet me frikën nga luftërat dhe konfliktet. “Njerëzit më pyesin se pse blejmë armë. Blejmë armë që të mos na sulmojë askush. Për këtë arsye blejmë armë. Nëse shohin që Serbia është mollë e kalbur, secili do ta marrë atë me lehtësi. Por, nëse e shihni se është e fortë si arrë, atëherë nuk është e lehtë që ta thyeni. Pra, thjeshtë, ne duhet ta bëjmë punën tonë, por duhet t’i kuptojmë edhe gjithë të tjerët. Duhet të shohim se cilat janë edhe kërkesat e tyre”, u shpreh Vuçiç.

Siç ka theksuar presidenti serb Vuçiç, presidenti Macron pritet të organizojë një takim ndërmjet liderëve shtetërorë të Serbisë dhe Kosovës, së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel, si vazhdimësi e takimit të Berlinit. Sipas tij, ky takim ka gjasa të organizohet në muajin shtator. Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka ngecur qysh në fund të vitit të kaluar, kur Kosova u ka vënë taksë prodhimeve të importuara nga Serbia.
Serbia ka vënë kusht heqjen e taksës, për vazhdimin e dialogut. Por, Qeveria e Kosovës, përkundër thirrjeve edhe të Bashkimit Evropian, edhe të Shteteve të Bashkuara, nuk është zmbrapsur nga taksa.

Krahas dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, i cili vazhdon të mbetet i ndërprerë, një nismë për bisedime kanë iniciuar edhe kancelaria gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Por, as kjo nismë, me gjithë disa përpjekje, deri më tani nuk ka sjellë si rezultat vazhdimin e dialogut. /REL

Tags: armatosetkosovanjohjeRamush Haradinaj

TË LIDHURA

Ndërruan jetë në banesë nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali
Rajoni

Ndërruan jetë në banesë nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

10:31 | 05/02/2026
U helmuan nga rrjedhja e gazit, zbulohen identitetet e familjes shqiptare që humbën jetën në Itali
Rajoni

U helmuan nga rrjedhja e gazit, zbulohen identitetet e familjes shqiptare që humbën jetën në Itali

10:10 | 05/02/2026
Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium
Rajoni

Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

21:55 | 04/02/2026
Next Post
“Fakte tronditëse do të dalin”, paralajmëron ish-deputeti i LSI-së

“Fakte tronditëse do të dalin”, paralajmëron ish-deputeti i LSI-së

Video/ Meta: Ja si Ramaforma e la vendin pa Gjykatë Kushtetuese

Video/ Meta: Ja si Ramaforma e la vendin pa Gjykatë Kushtetuese

Përlotet Merita Halili: Kam sakrifikuar shumë si nënë (VIDEO)

Përlotet Merita Halili: Kam sakrifikuar shumë si nënë (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë
Showbizz

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë

by mirseda
23:06 | 06/02/2026
0

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Alba, është shprehur e bindur se do të mbulohet....

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

23:01 | 06/02/2026
Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

22:47 | 06/02/2026
Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

22:37 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com