Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Mbollën kanabis në pyll/ 9 të arrestuar, mes tyre një polic

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Mbollën kanabis në pyll/ 9 të arrestuar, mes tyre një polic

9 persona kanë rënë në pranga e një është shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar të fshatit Shqezë, të rrethit Krujë. Po kështu, në sajë të operacionit të koduar “Ndëshkimi”, janë sekuestruar 3 armë zjarri, 5 armë gjahu dhe municion luftarak. Po të njëjtat burime zyrtare shtojnë se janë asgjesuar fidanë kanabis të kultivuar, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Shqezë të Krujës.

Deklarata e policisë

Krujë

Finalizohet operacioni policor “Ndëshkimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkoitke.

Operacioni nga DVP Durrës, Policia e Krujës, SHÇBA-ja, me mbështetjen e Forcave të Lëvizshme Operacionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Arrestohen dhe ndalohen 9 persona, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Ekzekutohen edhe 3 masa sigurie “Detyrim paraqitje”

Sekuestrohen 3 armë zjarri, 5 armë gjahu dhe municion luftarak.

Asgjësohen fidanë kanabis të kultivuar, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Shqezë të Krujës.

Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, të kontrollit të pandërprerë të territorit, si dhe pas një hetimi 2 mujor me metoda speciale të hetimit, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe SHÇBA – ja, e mbështetur nga Forcat e Lëvizshme Operacionale në Policinë e Shtetit, finalizuan me sukses Operacionin Policor të Koduar “Ndëshkimi”.

Në funksion të procedimit penal të vitit 2019, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” për shtetasit:

 

V. B., 50 vjeç, banues ne fshatin Mafsheq, Krujë.

 

R. B., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë.

 

Sh. X., 48 vjeç, banues në fshatin Shqezë të rrethit Krujë.

 

M. K., 28 vjeç, banues në fshatin Shqezë të rrethit Krujë.

 

K.K., 46 vjeç, banues në fshatin Selitë të rrethit Kurbin.

 

B.I., 26 vjeç, banues në fshatin Malbardhë të rrethit Kurbin.

 

H. P., 52 vjeç, banues në Krujë, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë.

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K. , 58 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Shqezë, Krujë, kapja dhe ndalimi me iniciativë i shtetasit F. B., 35 vjeç, banues në fshatin Halile, Fushë Krujë, të dy për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

U bë shpallja në kërkim e shtetasit A. B., banues në fshatin Halile, Fushë Krujë, për veprën penale “Kultivimi të bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municioneve”.

U be ekzekutimi i masave të sigurisë “Detyrim paraqitje” për tre shtetas Y. K., Xh. B dhe A. B., për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municioneve”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në një zonë të pyllezuar të fshatit Shqezë të rrethit Krujë.

Gjithashtu, gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të banesave të këtyre shtetasve dhe ambienteve përreth tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë zjarri “pushkë”, 5 armë gjahu, municion luftarak dhe 17 aparate celulare.

Vazhdon puna për dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

 

 

Tags: krujeoperacionipolicia

TË LIDHURA

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

22:41 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri
Aktualitet

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon
Aktualitet

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Next Post
Zbulohen dhuratat e Vuçiç për Macron-in

Zbulohen dhuratat e Vuçiç për Macron-in

“Merrni fatin në dorën tuaj”, ish-ministri i Bujqësisë tregon mënyrën si të kuptoni nëse frutat janë me hormone

"Merrni fatin në dorën tuaj", ish-ministri i Bujqësisë tregon mënyrën si të kuptoni nëse frutat janë me hormone

Të burgosurit me sjellje të mirë do ta mbajnë vetë çelësin e qelisë së tyre

Të burgosurit me sjellje të mirë do ta mbajnë vetë çelësin e qelisë së tyre







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com