Autorët e arrestuar për grabitjen në Rinas, gjatë seancës të mbajtur ditës e sotme në Gjykatën për Krime të Rënda ka kërkuar ndryshim mase.
Ata kërkojnë zëvendësimin e masës “Arrest me Burg” me një masë më të butë, si dhe kanë kërkuar që prokuroria t’iu komunikojë rezultatet e hetimeve të dy muajve të fundit.
Deri më tani 7 persona mbahen në burg, për grabitjen e miliona eurove në Rinas, dhe ata janë: Ragio Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltion Veseli, Saimir Cela, Alkond Bengasi dhe Hasan Kanaci, ndërsa është shpallur në kërkim Klement Çalja, si një nga organizatorët e grabitjes.
Alkond Bengasi është i vetmi pjesëtar i grupit kriminal që morën pjesë në grabitjen e bujshme në aeroport, që ka bashkëpunuar me drejtësinë për zbulimin e ngjarjes.
Ndërkohë, të arrestuarit kërkojnë të mos merren si prova deklaratat e dhëna nga Bengasi, i cili ka dhënë detajet kryesore lidhur me kapjen e personave të përfshirë.