Vetëm pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama festoi ditëlindjen e tij të 55-të, ndërsa në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi e tij kur ishte vetëm 5 vjeç.
Teksa falënderoi publikisht të gjithë ata që e kanë uruar me rastin e ditëlindjes së tij, Rama ndau me të gjithë ndjekësit një foto në moshë më të re, ku e shoqëronte me një thënie të ish-presidentit amerikan, Abraham Lincoln.
“Faleminderit pafund dhe ndjesë për pamundësinë që t’u përgjigjem një për një, urimeve tuaja të pafundme për 55 vitet e mia. ‘Tekefundit s’kanë rëndësi vitet e jetës tënde. Ka rëndësi jeta në vitet e tua’, thoshte Presidenti Lincoln”, shkruante Rama.