Shkencëtarja amerikane Suzanne Eaton është zhdukur në mënyrë misterioze në Kretë të Greqisë. CNN raporton se biologia 59-vjeçare punonte në Institutin Max Planck, në Universitetin e Drezdenit në Gjermani, dhe se kishte shkuar në Greqi për një konferencë.
Nga kontrolli në dhomën e saj të hotelit, janë gjetur sendet personale të shkencëtares, si dhe pasaporta, portofoli, telefoni dhe para cash.