Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Pazar me varret në Sarandë! Agjencitë funerale kthejnë varrezat publike në prona private, shesin dhe rezervojnë vende pa pasur morte

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore
Pazar me varret në Sarandë! Agjencitë funerale kthejnë varrezat publike në prona private, shesin dhe rezervojnë vende pa pasur morte

Emisioni Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e së mërkurës pazaret që bëhen për një varr në Sarandë.

Dy agjenci funerale që operojnë në këtë qytet hapin dhe rezervojnë varre pa patur morte, gjithçka kundrejt një shume të konsiderueshme parash që varion nga 75 mijë lekë deri në miliona lekë.

Fiks Fare filloi investigimin e tij nga ankesat që erdhën në redaksinë e emisionit që varret si në varrezat e vjetra të qytetit, por edhe ato të rejat që ka miratuar Bashkia Sarandë në fshatin Volloder shiten vendet e varreve.

Varrimet në varrezat e vjetra të qytetit ishin ndaluar nga Bashkia Sarandë pasi nuk kishte më vende, por sot e kësaj dite aty hapen gropa për varre duke i vendosur sipër emra fiktiv.

Fiksi pa nga afër këto vende dhe dy agjencitë funerale që operojnë në vend zihen për hapjet e gropave sidomos në varrezat e vjetra, pasi çmimi është shumë i lartë. Madje në varrezat e vjetra gazetarët gjetën ponarin e agjencisë funerale ‘Paqja” dhe panë nga afër gropat boshe të hapura të cilat kishin nga një pllakë sipër dhe emër fiktiv. Ai pohoi se vendet për varre janë hapur nga agjencia “Bebri” dhe se ai nuk mund të bëj varrime në këto varreza.

Ndërkohë Fiksi është prezent kur dy pronarët e dy agjencive funerale debatojnë me njëri tjetrin për vendet. Ku pronari i agjencisë “Bebri” i thotë se duhet të kishte punuar si ai për të gjetur vende rreth 3 muaj më parë edhe pse ka qenë e ndaluar nga bashkia për hapje të reja vendesh.

Fiksi interesohet edhe pranë agjencisë funerale ‘Bebri’ ku gruaja e pronarit urdhëron një nga punonjëset që të nxjerri jashtë biznesit grupin e xhirimit. Më pas në biznes vjen edhe pronari z. Myrteza Haska që fillimisht hiqet si klient e më pas tregon që është pronari i agjencisë. Fillimish kërcënon grupin e Fiksit që mos të bëj xhirime se ndryshe do kenë punë me të.

Më pas pyetjes së gazetares se pse shiten vendet e varreve miliona lekë, ai e korigjon për shifrën duke thënë se pagesa nis nga 35 mijë lekë dhe justifikohet se këtë e bën në marrëveshje me bashkinë. Më pas ai mohon të hapi varre pa patur morte dhe këtu gazetarët e Fiksit e ballafaqojnë me një qytetar që jeton në Greqi, por që vendin e varrit e ka blerë tek ai. Haska pranon se personi ndodhet në Greqi dhe se ka vdekur atje. Pyetjes së gazetarës se ku është dokumenti i vdekjes Haska përgjigjet ” Nuk kam dokument , kur të vijë trupi do vijnë edhe dokumentat”.

Në kundërshtim me ligjin është edhe agjencia tjetër funerale, “Paqja” e cila rezervon vende me pagesë por në varrezat e reja, pra në Volloder.

Bashkë më një bashkëpunëtor Fiksi shkon në këtë agjenci dhe kërkon një vend varri . Pronari Thimjo Mëhilli tregon s enë varrezat e vjetra nuk ka mundësi varrimi , ndërsa tek varrezat e reja ka dy alternativa; 35 mijë lekë varri individual dhe 75 mijë lekë me dy kate. Sëbashku me z. Mëhilli shkojnë në varreza tek vendi që ai u shiti dhe vendosin piketat dhe ju thotë që të premten do hapet gropa. Më pas ai u kërkon paradhënie shumën prej 20 mijë lekësh, të cilën e merr.

Fiks Fare u interesua edhe pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Bashkinë e Sarandës për problemin e rezervimit të vendeve të varreve në të dyja varrezat e qytetit.

Kjo drejtori në përgjigjen e saj sqaron se varrezat ekzistuese të qytetit të Sarandës kanë një territor të limituar, prandaj në shtator të 2021 është mirautar një territor i ri për sigurimin e këtij shërbimi. Kjo bashki është duke hartuar një rregullore për funskionimin dhe administrimin e varrezave publike, e cila shumë shpejt do të kalojë për miratim në këshillin bashkiak.

Menjëherë pasi Fiks Fare i vuri në dijeni që në varrezat e vjetra të qytetit kishte vende varrimi fiktive të cilat rezervoheshin më pas, Bashkia e Sarandës ndërhyri duke çuar punonjësit e drejtorisë së shërbimeve publike dhe policinë bashkiake, të cilët rrethuan vendin ku ndodheshin këto vende. Prishën të gjitha vendet e hapur ,duke ndaluar varrimet në atë zonë të varrezave publike.

TË LIDHURA

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot
Aktualitet

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Next Post
Përplasen dy trena, raportohet për të paktën 2 të vdekur dhe 6 të plagosur

Përplasen dy trena, raportohet për të paktën 2 të vdekur dhe 6 të plagosur

Zbulohet paga e Kvaratskhelias te PSG-ja, do jetë 4 herë më e madhe se te Napoli

Zbulohet paga e Kvaratskhelias te PSG-ja, do jetë 4 herë më e madhe se te Napoli

Ky është polici i Rrugores që dyshohet se u hodh nga lartësia e pallatit

Ky është polici i Rrugores që dyshohet se u hodh nga lartësia e pallatit







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com