Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” është rrëfyer Niko Trini, babai i katër fëmijëve. Sot ai gjendet në udhëkryq pasi ish-bashkëshortja ka ikur së bashku me një nga fëmijët. Niko ka rrëfyer peripecitë e jetës së tij , si u njoh me të dhe si përfundoi martesa 12-vjeçare nga e cila erdhën në jetë tre fëmijë.
Niko thotë se prej vitesh ka pasur mosmarrëveshje me bashkëshorten. Ata kanë jetuar për një periudhë të gjatë në Greqi, por kjo e fundit ka tentuar disa herë të largohet nga shtëpia, derisa erdhi momenti kur çifti ju drejtua gjykatës për divorc. Në bazë të vendimit të gjykatës, fëmijët ju lanë në ngarkim Trimit , por ish-gruaja ka marrë një nga fëmijët dhe është larguar, ndërsa ngjarja ka ndodhur kur ata jetonin në Greqi. Fatkeqësisht Trimi edhe pse bëri denoncim në shtetin fqinj, policia e kthehu në Shqipëri pasi ai qëndronte në Greqi pa dokumente. Rikthimi në Shqipëri është sfidë më vete , pasi banesa ku ka jetuar dikur është shkatërruar, dhe sot ky baba përballet me një situatë të vështirë social ekonomike.
Ai tregoi në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të drejtuar nga gazetarja, Evis Ahmeti në “News 24” se ka dyshime të forta se ish-gruaja e tradhtonte dhe kishte lidhje jashtëmartesore. Babai i fëmijëve shprehet se mes tij dhe ish-gruas ka pasur tensione dhe janë përplasur disa herë edhe fizikisht. Edhe pse Gjykata ende nuk është shprehur për rastin, Niko Trimi thotë se ish gruaja duhet të kontribuojë financiarisht për fëmijët, por shton se kurrsesi nuk do t’i linte fëmijët në dorë të saj.
“Faji është i imi, sepse besova vëllain e madh. Ka ndodh një rast që i kërkova llogari në Greqi. Ku ishe? Më tha deri diku. Do të merrja një kartë telefoni. Në këtë moment patëm një debat. Unë dyshoja se gruaja kishte dikë tjetër. E pata kapur mat disa herë në telefon. Unë isha korrekt edhe me fëmijët. Ajo mi ka shkatërruar të gjitha. Ndaç ekonominë dhe ndaç të gjitha. Marrëdhënia që unë kuptova është se ajo kërkonte një jetë të lirë dhe pa fëmijë. Unë i mbaja kalamajtë. Fëmijët i la në shkollë dhe iku. Erdha në Shqipëri për ta ndarë. E kam qëlluar në disa raste, por edhe ajo më ka qëlluar. Kohët e fundit nuk e kam prekur fare me dorë, por ajo sërish provokonte, por këtë nuk e di se pse e bënte. Ajo duhet të paguaj detyrimin ushqimor ndaj fëmijëve”, tha mes tjerash ai.