Policia ka ndërmarrë një sërë masash në institucionet ku do zhvillohet protesta e opozitës, ku pritet të angazhohen 1300-1500 punonjës policie.
Pranë Kryeministrisë janë vendosur prozhektorë të rinj, që mundësojnë ndriçimin e vendqëndrimit të efektivëve të policisë.
Sakaq, pranë Ministrisë së Brendshme është vendosur gardhi metalik. Mësohet se 2 orë para nisjes së tubimit do të vendosen efektivët e policisë. Të njëjtat masa janë marrë dhe para Parlamentit, kjo për shkak të seancës plenare dhe të protestës së opozitës.