Nga: Alfred Peza
Opozita do protestoka më 8 korrik “kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit”,- siç shkruan Lulzim Basha sot në facebook?
Mirë.
Po kush është e reja këtu?!
Pse Lulzim Basha nuk e përmend 30 Qershorin?
Ku është 30 Qershori i opozitës?!
Çfarë i kishte premtuar Lulzim Basha bashkë me Monika Kryemadhin shqiptarëve për 30 Qershorin?!
Çfarë do u thoni familjarëve të atyre dhjetra e qindra opozitarëve që janë arrestuar për krime elektorale, ndërkohë që liderët e tyre më 30 Qershor bënin plazh?
Përsëri: Fajin e ka Edi Rama?
Çfarë do u thoni kryetarëve të Bashkive që po lenë zyrat? Përsëri: Rama ik?!
Çfarë do u thoni ndërkombëtarëve?
Përsëri: E duam Shqipërinë si gjithë Europa?!
Bukur.
Kjo tregon se opozita nuk paska mësuar asgjë nga 30 Qershori. Oh sa mirë për mazhorancën dhe për Edi Ramën.
Por…, sa keq për Shqipërinë. Shumë, shumë keq!
Pse?
Sepse siç thoshte Konfuci “kur është e qartë se objektivat nuk mund të arrihen, mos ndrysho objektivat, por hapat që ndërmerr për t’i arritur”.
Meqë opozita nuk i arriti as objektivat dhe nuk po i ndryshon as hapat për ti arritur ato, dështimi është i sigurtë!
Ndaj, kursejani opozitarëve të zakonshëm që besuan tek ju për 30 Qershorin, protestën e dështimit tuaj, më 8 korrik!