Një javë pas zgjedhjeve, që shkaktuan mjaft debate dhe pakënaqësi mes palëve politike, kryeministri Rama ka dhënë shenjat e para se tashmë ka nisur pushimet, larg stresit e rutisës së përditshme.
Duket se ai ka lënë pas agjendën e tij të ngjeshur, e i është dedikuar me kohë të plotë djalit të tij të vogël Zaho. Kryeministri Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një foto, teksa me Zahon notojnë në det.
Ndonëse fotoja nuk është shumë e qartë, Zaho shihet teksa po argëtohet, ndërkohë që hipën në supin e të atit.