Sikundër kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili i mëshon fort faktit se nuk ka për patur asnjë tryezë me kryeministrin Rama, edhe ish -deputeti demokrat Alibeaj qëndron në të njëjtën linjë.
I ftuar në ‘Mbrëmje ABC’, Enkelejd Alibeaj u shpreh se Basha nuk mund të ulet të negociojë me terroristin e demokracisë.
“Si mund të negociohet me terroristët e demokracisë. Jo, Basha nuk do të ulet me Ramën. Si mund të ulesh në marrëveshje me të, marrëveshja është fisnike. Ai kishte 4 muaj kohë rresht”, tha Alibeaj.
I pyetur se për çfarë është thirrur protesta e së hënës, ish-deputeti deklaroi se më mininalja është shprehja e falenderimit ndaj shqiptarëve, për mospjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 qershorit.
“Së pari, për tju thënë faleminderit. Sepse në gjithë këtë histori, prej 6 vitesh goxha vështirësi ka pasur kjo opozitë me gjithë angazhimin e vetë, pak ishin zërat që e mbështetën. Sinjali i sovranit e dha mesazhin tonë. Ndaj duhet të themi faleminderit. Kjo është minimalisht ajo që do të ndodhë mendoj unë”, tha Enkelejd Alibeaj.