Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Ndryshon shifra, KQZ shton numrin e pjesëmarrësve në votimet e 30 qershorit

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
KZAZ-të e kyçura/ KQZ ultimatum Voltana Ademit: Bashkëpuno, përndryshe…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrën për pjesëmarrjen e zgjedhësve në votimet e 30 qershorit.

Zëdhënësja Drilona Hoxhaj, përmes një deklarate për shtyp, theksoi se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 22.97%, ndryshe nga çfarë u raportua ditën e hënë, shifra prej 21.6 %. Ndërkohë që numri i votave të pavlefshme është më shumë se 45 mijë.

Sipas KQZ-së, 812 mijë e 249 zgjedhës votuan për zgjedhjet vendore.

Deklarata e KQZ-së.

Mbrëmë, rreth orës 24.00, ka përfunduar procesi i numërimit dhe tabulimit të rezultateve në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Sipas të dhënave paraprake të raportuar nga KZAZ-të në sistemin elektronik të të dhënave të KQZ-së, rezulton se kanë marrë pjesë në votime 812.249 zgjedhës, ose 22.97 % e numrit të përgjithshëm të zgjedhësve prej 3.536.016.

Numri i përgjithshëm i votave të vlefshme për Kryetar bashkie është 765.825 ndërsa për këshill bashkiak, 760.933.

Numrii përgjithshëm i votave të pavlefshme për kryetar bashkie është 45.276, ndërsa për këshillat bashkiak është 49.986.

Në këto të dhëna mungojnë numri i fletëve të votimit të dëmtuara apo të hedhura në kutinë e gabuar.

Tabulimi i rezultatit këtë herë është mbyllur brenda 48 orëve nga momenti i mbylljes së votimit.

Mënjëherë pas përfundimit të procesit të numërimit dhe miratimit me vendim të tabelës së rezultateve nga KZAZ-të për zonat përkatëse të administrimit zgjedhor, KZAZ-të kanënisur dorëzimin në KQZ të kutive të votimit dhe kutive me materialet zgjedhore, sipas procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Ky proces vijon edhe ditën e sotme pasi volumi i materialeve zgjedhore është i konsiderueshëm.

Gjithashtu, KZAZ-të kanë dorëzuar në KQZ tabelat e rezultateve të zonave të administrimit zgjedhor së bashku me tabelat e rezultateve të nxjerra nga grupet e numërimit të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me administrimin e mëtejshëm të procesit, sipas hapave dhe procedurave që parashikon Kodi Zgjedhor, deri në përfundimin e tij.

Sipas ligjit, për 51 bashkitë e administruara nga një KZAZ, afati 5 ditor i ankimimit fillon nga data e miratimit të vendimit për nxjerrjen e rezultatit nga KZAZ. Ndërsa për 10 bashkitëku procesi është administruar nga me shumë se një KZAZ, afati 5 ditor i ankimimit fillon datën e miratimit të tabelës së rezultateve nga KQZ.

Duke marrë shkas nga ambiguiteti dhe disa keqinterpretime që janë vërejtur këto ditë lidhur me shifrat paraprake që KQZ me të drejtë vlerësoi të publikonte për të informuar publikun e interesuar, theksojmë se rezultati përfundimtar zyrtare do të shpallet vetëm pas përfundimit të afateve ankimore në rrugë administrative pranë KQZ apo ankimimeve të mundshme në Kolegjin Zgjedhor.

Tags: 22.97%KQZvotimeZgjedhjet

TË LIDHURA

Berisha ngul këmbë: Zgjedhjet e 11 majit na u vodhën, ishin farsë
Politikë

Berisha ngul këmbë: Zgjedhjet e 11 majit na u vodhën, ishin farsë

12:45 | 17/05/2025
Goditja e kryetarit të KZAZ-së në Kashar, Gjykata e Tiranës lë në burg Rei Nozllin
Aktualitet

Goditja e kryetarit të KZAZ-së në Kashar, Gjykata e Tiranës lë në burg Rei Nozllin

12:25 | 17/05/2025
“Profesioni i parë që kemi ne shqiptarët është mikpritja”, Rama
Aktualitet

“Profesioni i parë që kemi ne shqiptarët është mikpritja”, Rama

12:01 | 17/05/2025
Next Post
Zgjedhjet/ Basha mbledh kryebashkiakët e PD-së dhe krerët e degëve

Zgjedhjet/ Basha mbledh kryebashkiakët e PD-së dhe krerët e degëve

Meta-Berisha, beteja e fundit frontale kundër reformës në drejtësi (VIDEO)

Meta-Berisha, beteja e fundit frontale kundër reformës në drejtësi (VIDEO)

Rudina Hajdari: Shqipëria duhet të plotësojë 5 kushtet, Balili trajtohet si i preferuari i gjykatës

"Konflikti Rama-Meta është personal", Rudina Hajdari flet për shkarkimin e Presidentit

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Berisha ngul këmbë: Zgjedhjet e 11 majit na u vodhën, ishin farsë
Politikë

Berisha ngul këmbë: Zgjedhjet e 11 majit na u vodhën, ishin farsë

by mirseda
12:45 | 17/05/2025
0

Kryedemokrati Sali Berisha nuk pranon rezultatin zhgënjyes të kampit politik që ai drejton, ndërsa gishtin e fajit...

Goditja e kryetarit të KZAZ-së në Kashar, Gjykata e Tiranës lë në burg Rei Nozllin

Goditja e kryetarit të KZAZ-së në Kashar, Gjykata e Tiranës lë në burg Rei Nozllin

12:25 | 17/05/2025
“Profesioni i parë që kemi ne shqiptarët është mikpritja”, Rama

“Profesioni i parë që kemi ne shqiptarët është mikpritja”, Rama

12:01 | 17/05/2025
Braimllari thumbon ish-shokët te PL-ja: Gjuha e Europës triumfoi bindshëm mbi gjuhën e kënetës

Braimllari thumbon ish-shokët te PL-ja: Gjuha e Europës triumfoi bindshëm mbi gjuhën e kënetës

11:38 | 17/05/2025
KQZ publikon shifrat paraprake, sa shqiptarë votuan brenda dhe jashtë vendit

Numërimi i zarfeve të Greqisë, Logu: Nuk kemi hequr nga votat e shqiptarëve

11:35 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com