Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Plas skandali/’Kamera nga sipër për të vëzhguar votuesit’, numri dy i LSI-së nxjerr provat

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Plas skandali/’Kamera nga sipër për të vëzhguar votuesit’, numri dy i LSI-së nxjerr provat

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një dalje për mediat, e ka cilësuar një operacion kriminal të strukturuar mbushjen e kutive me fletë votimi më tepër se sa votues. Ai solli shembuj Durrësin dhe Shkodrën, ku sipas tij, janë mijëra vota më shumë. Vasili u shpreh se ndonëse kanë bërë gjithçka vetë, nuk kanë mundur do të fshehin krimin elektoral. Ajo që është edhe më e rëndë, lidhet me pamjet filmike. Vasili sqaron se kamera nga sipër vëzhgon të gjithë votuesit, për të marrë vesh nëse ata që kanë çuar me forcë në zgjedhje, kanë votuar apo jo.

“Rezultati, produkt i mbushjes së paligjshme dhe kriminale të kutive të votimit, dhe jo vullnetit të shqiptarëve. Megjithëse i kanë bërë gjithçka vetë, nuk kanë mundur dot të fshehin krimin elektoral që është evident dhe shumë i qartë.

Në Bashkinë e Durrësit, nga numërimi i votave në raport me votuesit të raportuar që kanë votuar, në kutitë e votimit gjenden mijëra vota më shumë. Nga 35 672 votues, fletë votimi 37552 pra 2500 vota më shumë që janë hedhur nga duart e zeza në kutitë e votimit, për të realizuar planin socialist.

E njëjta gjë ka ndodhur në bashkinë e Shkodrës. Votues 15913 dhe ende pa mbaruar mbi 20 e ca kuti, ishin mbi 1000 fletë votimi më shumë në kuti. Operacioni i hedhjes së fletëve votimi ishte një operacion kriminal, i strukturuar, i organizuar. Edhe në qendër të Tiranës.

Së treti, keni një foto shumë evidente. Kamera nga sipër vëzhgon të gjithë votuesit, për të marrë vesh nëse ata që kanë çuar me forcë në zgjedhje, i kanë votuar apo jo.

Një fenomen i turpshëm kriminal ka qenë dhe vazhdon të mbetet çuarja me zor e me shantazh i njerëzve, sidomos atyre që janë pjesë e administratës shtetërore dhe familjarëve të tyre”, deklaroi Vasili.

Sipas tij, kryeministri ka futur vendin në krizë të thellë, dhe se Shqipëria nuk do të kthehet pas në greminën e krimit. “Dhjetëra mijëra vota, dhe ky refuzim i jashtëzakonshëm është prova e një pushteti që ka marrë fund, e një kryeministri që ka marrë fund, dhe një provë që shqiptarët nuk do sakrifikojnë veten e tyre për një të vdekur që ecën. Ne do jemi këtu, të pathyeshëm. Shqipëria kurrë nuk kthehet mbrapa më në greminën e monizmit, dhe as në greminën e krimit të organizuar”, theksoi Vasili.

 

Tags: Petrit VasiliramaZgjedhjet

TË LIDHURA

15-vjeçarja nga Lushnja e zhdukur prej 6 ditësh, e ëma ngre alarmin në Polici
Aktualitet

15-vjeçarja nga Lushnja e zhdukur prej 6 ditësh, e ëma ngre alarmin në Polici

14:11 | 05/09/2025
Kultivoi 98 bimë narkotike në Vaun e Dejës, e pëson 62-vjeçari.
Aktualitet

Kultivoi 98 bimë narkotike në Vaun e Dejës, e pëson 62-vjeçari.

12:40 | 05/09/2025
Viti i ri shkollor, kreu i Rendit prezanton masat e sigurisë për nxënësit
Aktualitet

Viti i ri shkollor, kreu i Rendit prezanton masat e sigurisë për nxënësit

11:44 | 05/09/2025
Next Post
Zyrtari i njohur amerikan: Zgjedhjet në Shqipëri të përsëriten!

Zyrtari i njohur amerikan: Zgjedhjet në Shqipëri të përsëriten!

“Ilir Meta si gjel”, Taulant Balla thumbon keq Kreun e Shtetit

“Ilir Meta si gjel”, Taulant Balla thumbon keq Kreun e Shtetit

“Është sorrë apo shqiponjë”, kryebashkiakja e Durrësit tallet rëndë me Metën

"Është sorrë apo shqiponjë”, kryebashkiakja e Durrësit tallet rëndë me Metën

JU REKOMANDOJMË

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025
Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

22:46 | 04/09/2025




TË FUNDIT

Kushtetuesja ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së Kosovës nga 5-30 shtatori
Kosovo

Kushtetuesja ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së Kosovës nga 5-30 shtatori

by mirseda
14:25 | 05/09/2025
0

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin...

15-vjeçarja nga Lushnja e zhdukur prej 6 ditësh, e ëma ngre alarmin në Polici

15-vjeçarja nga Lushnja e zhdukur prej 6 ditësh, e ëma ngre alarmin në Polici

14:11 | 05/09/2025
Kultivoi 98 bimë narkotike në Vaun e Dejës, e pëson 62-vjeçari.

Kultivoi 98 bimë narkotike në Vaun e Dejës, e pëson 62-vjeçari.

12:40 | 05/09/2025
Viti i ri shkollor, kreu i Rendit prezanton masat e sigurisë për nxënësit

Viti i ri shkollor, kreu i Rendit prezanton masat e sigurisë për nxënësit

11:44 | 05/09/2025
Shpërthen me tritol një biznes në Mitrovicë

Shpërthen me tritol një biznes në Mitrovicë

11:25 | 05/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com