Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Nuk është 30 qershori problemi, halli real nis në 1 korrik

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Rama mposhtet me paqe, lufta e bën më të fortë

Nga: Lorenc Vangjeli

Të gjitha bastet janë vënë për 30 qershorin, por çfarë kemi parë deri më tani, është vetëm prelud aspak i lavdishëm, i problemeve të vërteta për vendin, të cilat do të nisin nga 1 korriku e tutje. Një korriku do të afrojë një amalgamë të çuditshme rrethanash, ngjarjesh e lëvizjesh; ai do të zhgënjejë nihilistët, do të trembë indiferentët, do të dyzojë votuesit, do të nervozojë gjakftohtët, gjaknxehtët do të rimbajnë protagonizmin dhe do të radikalizojë edhe më tej militantët. Në të kundërt të kësaj tabloje, maxhoranca shpreson se shpirtrat e trazuar do të qetësohen nga pushimet në det dhe opozita lutet që të ndodhë e kundërta.

Në 1 korrik, palët do të duhet të paguajnë faturën e tyre edhe pse do të orvaten ta shmangin duke u sjellë sërish si dy drejtëza të kithta me njëra-tjetrën kur do të brohorasin njëherësh fitore. Fitore do të thotë Rama në darkë duke ju referuar shifrave të bashkive socialiste. Fitore do të thotë Basha në darkë duke treguar shifrat e pjesmarjes në zgjedhje. Në fakt të dy do të kenë të drejtë sepse ajo do të jetë fitorja e një beteje ku realisht kanë humbur të gjithë.

Edi Rama do të paguajë pjesmarjen e ulët në zgjedhje. Nga tre milion e gjysëm votues në lista, nga të cilët vetëm dy milion e qind mijë ndodhen realisht në Shqipëri, projektohet se dyshemeja e pjesmarjes mund të shkojë deri në rreth gjysëm milioni shqiptarë, të cilët do të shkojnë në votimet e të dielës. Këto janë shifra të cilat përputhen me një nga sondazhet e analistit të njohur Eduard Zaloshnja, publikuar në realstory.al. Pra, pak a shumë nga 15 deri në 20 për qind do të prodhojnë një pushtet të ri lokal me legjitimitet kushtetues, por me moral të cënuar nga votimet që nuk u bënë dot zgjedhje.

Tek këto shifra do të përplasen dy javët e para të korrikut, mbas të cilave, kush më shpejt dhe kush më vonë, do të ndërrojë kambalet me shapka plazhi, uniformën ushtarake të protestave, me rroba banjoje dhe helmin e politikës me kokteile në diell, në pritje që gjithçka, edhe njëherë si përherë, të nisë nga e para.

Në një korrik, sido që të venë punët, opozita do të zgjohet në shtratin e Prokustit, por pendesa nuk le shumë vend për të zgjedhur ndryshe. Ajo gaboi sepse edhe sikur të ishte qëllimmirë në aktin e djegies së mandateve, sistemi dikton ndryshe: në demokraci, qëllimi nuk i justifikon kurrë mjetet! Djegia e mandateve ishte një marrëzi totale që do të vulosë për një kohë të gjatë fatin e keq të opozitës, që tashmë të penduar.

Në një korrik edhe maxhoranca do të jetë e penduar që edhe njëherë si përherë, nuk inspektoi dhe nuk inkurajoi zgjidhje jo radikale. Dialogu dhe kompromisi do të ishin një shans më shumë për të dhe për gjithë klasën politike, por edhe për vetë Edi Ramën që do ta shkëpuste veten nga njëri skaj i segmentit defektoz të politikës që prodhon konflikt. Dhe duke lënë vetëm në skajin tjetër të të njëjtin segment, një opozitë llasticë që bërtet për të mbytur frikën dhe shpik një realitet paralel ku jeton e sillet si një virgjëreshë manastiri. Pavarësisht se banditë të padënuar dhe kriminelë të liruar nga burgjet, biznesmenë banditë dhe kriminelë me imunitet, para të pista dhe budallenj të ligj, kanë qenë dashnorë të saj me kohë të plotë jo vetëm në kohëra fushatash.

Edhe njëra, edhe tjetra, pozitë e opozitë, të drejta si drapëri do të rendin bashkë drejt vjeshtës, ku me të gjitha gjasat, nëse vërtet Zoti e do Shqipërinë, siç thonë edhe të majtët, edhe të djathtët, secili do të paguajë faturën e vet! Pa pritur 13 tetorin, ditën që Presidenti i Republikës e kuoton për zgjedhje të reja lokale.

 

Tags: bashalorenc vangjeliMetaramaZgjedhjet

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Erjona Sulejmani nuk i lë vend fantazisë, “bombardon” Instagramin me linjat e saj seksi (Video)

Erjona Sulejmani nuk i lë vend fantazisë, “bombardon” Instagramin me linjat e saj seksi (Video)

“Baba Xhikja më kishte çuar letër dashurie”, Rama komenton dekretin e Metës për zgjedhjet

“Baba Xhikja më kishte çuar letër dashurie”, Rama komenton dekretin e Metës për zgjedhjet

“Shoqërojini me dajre e daulle”, Meta jep porosinë për votimet e 30 qershorit

“Shoqërojini me dajre e daulle”, Meta jep porosinë për votimet e 30 qershorit







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Takimi me Trump u anulua, Putin nis stërvitjen e madhe bërthamore
Bota

Takimi me Trump u anulua, Putin nis stërvitjen e madhe bërthamore

by mirseda
15:05 | 22/10/2025
0

Një stërvitje e madhe për armët bërthamore e mbikëqyrur nga Vladimir Putin është mbajtur në Rusi, raporton...

Zbulimi i parcelave me kanabis, AMP ekzekuton masa sigurie ndaj 4 efektivëve të policisë

Zbulimi i parcelave me kanabis, AMP ekzekuton masa sigurie ndaj 4 efektivëve të policisë

14:50 | 22/10/2025
Shpërthimi para parlamentit serb, reagon Vuçiç: Akt terrorist

Shpërthimi para parlamentit serb, reagon Vuçiç: Akt terrorist

13:08 | 22/10/2025
Sulmet ruse vrasin 6 persona në Kiev, përfshirë dy fëmijë!

Sulmet ruse vrasin 6 persona në Kiev, përfshirë dy fëmijë!

12:56 | 22/10/2025
Arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore, PS dhe PD ulin në tryezë Tom Doshin dhe Agron Shehajn

Arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore, PS dhe PD ulin në tryezë Tom Doshin dhe Agron Shehajn

12:22 | 22/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com